Masat drastike të vendosura nga qeveria italiane për shkak të epidemisë nga koronavirusi, për disa epidemiologë do të zgjasin edhe përtej fillimit të muajit prill, pasi sipas tyre, numri i të infektuarve mund të jetë problematik deri në mes të prillit, bazuar në modelin e zhvilluar për pandeminë e gripit të vitit 2009.
Sipas Stefania Salmaso, epidemiologe dhe ish drejtuese e Qendrës Kombëtare të Epidemiologjisë, Mbikëqyrjes dhe Shëndetit në Institutin e Lartë të Shëndetit në Itali, “Nëse modeli i vitit 2009 do ti ngjajë situatës aktuale, në rajonin e Lombardisë, kulmi i kurbës së epidemisë mund të pritet në mes të prillit, me valë të mëvonshme në rajonet e tjera të Italisë".
Salmaso thotë se është e vështirë të thuhet me siguri se si do të ndikohet koronavirusi nga masat aktuale të kontrollit të epidemisë që ka ndërmarrë qeveria italiane ditët e fundit.
"Shpresojmë që masat të mund të ngadalësojnë kurbën e epidemisë në pjesën tjetër të vendit, ndërsa është më e vështirë të parashikohet ndikimi në rajonet veriore sepse ende ka shumë faktorë të panjohur në lidhje me parametrat biologjikë të virusit, por padyshim të dhënat që mbërrijnë nga Kina janë inkurajuese dhe se mundësojnë të kemi kufizim të përhapjes së infeksioneve.
Lajmi kryesor: