Ndërsa nga zonat fillimisht të shpallura kuqe në Itali po vijnë lajme të mira teksa numri i të infektuarve nga koronavirusi po bie kurse në zonën e famshme të Codogno-s në 24 orët e fundit ka patur zero infeksione të reja dhe Rajonet e Lombardisë e Venetos po marrin në konsideratë mbylljen e aktiviteteve tregtare jo thelbësore dhe transportit publik vendor, qeveria e Kryeministrit Conte mbetet e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar përhapjen e infeksionit me ashpërsi maksimale dhe ti azhornojë ato vazhdimisht.
Pas dy ditëve indiference dhe pas masave detyruese qeveritare shumë pronarë baresh dhe restorantesh kanë filluar të mbyllin vet aktivitetet, duke e parë si një detyrë morale ndaj të gjithëve. Dikush i ul grilat më herët se ora 18 e përcaktuar kurse të tjerë lajmërojnë mbylljen përmes rrjeteve sociale.
Ndërsa njerëzit në shumicë masive janë mbyllur në shtëpi, qytetet janë zbrazur nga një luftë që po luftohet nëpër spitale.
Nga të dhënat e azhornuara sot nga Mbrojtja Civile Italiane, 5-7% e të infektuarve janë më pak se 30 vjeç gjë e cila konfirmon se këto grupe moshash janë më pak të ndjeshme nga koronavirusi, por gjithashtu do të thotë se sjellja e tyre ka shumë rëndësi për të ndaluar përhapjen e infeksionin.
Asnjë rast i infeksionit prej epidemisë së koronavirusit që po përhapet në Itali nuk ka të bëjë direkt me Kinën.
Tre personat e sëmurë të parët, dy turistë kinezë dhe një italian që u kthye nga qyteti i Wuhan i infektuar në fakt u izoluan menjëherë dhe nuk ia transmetuan sëmundjen askujt.
Nga një studim i Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali ka edhe një konfirmim tjetër të faktit që Covid-19 kishte qarkulluar në Itali edhe më parë se të konstatoheshion tre rastet e para, kur edhe problemi shpërtheu në Codogno dhe ku pozitivet e testuar ishin tashmë të brezit të dytë ose të tretë të sëmurë.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një konference të jashtëzakonshme tha se masat do të shtrëngohen edhe më shumë në mënyrë që koronavirusi të fillojë të frenohet dhe brenda dy javësh vendi të fillojë të shohim efektet e para të përpjekjeve.
'Është koha për të ndërmarrë një hap më shumë, më të rëndësishmin. Tani kemi gjithashtu mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare, pakicë, me përjashtim të nevojave themelore dhe farmacive. Ne do të mbyllim dhe dyqanet. Në dy javë do të shohim efektet e para të përpjekjeve", tha Conte.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile, në Itali sot janë regjistruar 196 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 827, kurse totali i të infektuarve ka shkuar në 10.590, me një rritje ditore sot 2,076. Gjithashtu është rritur me 41 numri i të shëruarve për një total prej 1045.
Sot "OBSH ka vlerësuar se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi". Kjo u njoftua nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
"Fjala pandemi - shtoi ai - nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme. Ghebreyesus theksoi se është "pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus". Në muajt e ardhshëm, shtoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, "ne presim që të shohim që numri i rasteve të infektuar dhe numri i vdekjeve të rritet edhe më shumë".
"Ne jemi në këtë situatë së bashku dhe duhet të veprojmë me qetësi për të bërë gjënë e duhur," përfundoi ai. Ai gjithashtu falënderoi Italinë, Korenë e Jugut dhe Iranin për masat e marra.
"OBSH ka vlerësuar se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi". Kjo u njoftua nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
"Fjala pandemi - shtoi ai - nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme. Ghebreyesus theksoi se është "pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus". Në muajt e ardhshëm, shtoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, "ne presim që të shohim që numri i rasteve të infektuar dhe numri i vdekjeve të rritet edhe më shumë".
"Ne jemi në këtë situatë së bashku dhe duhet të veprojmë me qetësi për të bërë gjënë e duhur," përfundoi ai. Ai gjithashtu falënderoi Italinë, Korenë e Jugut dhe Iranin për masat e marra.
"Unë jam infermiere dhe për momentin kur jam duke u përballur me këtë emergjencë shëndetësore. Kam frikë gjithashtu si dhe ju, por nuk jam duke shkuar në kafene apo për bërë pazar. Kam frikë të shkoj në punë. Kam frikë sepse maska nuk më përshtatet me fytyrën apo edhe se mund të mund t'i përmbahet mirë fytyrës, ose mund të prek pa dashje diçka të infektuar”.
Infermierja italiane, Alessia Bonari përmes mediave sociale ka nisur një mesazh për të gjithë ne, duke postuar edhe një fotografi të saj, me fytyrë të mavijosur nga maska
“Jam e lodhur fizikisht dhe psikologjikisht si të gjithë kolegët e mi që kanë javë të tëra në të njëjtën gjendje, por kjo nuk do të na pengon të bëjmë punën tonë siç kemi bërë gjithmonë. Do të vazhdoj të kujdesem për pacientët e mi, sepse jam krenare dhe e dashuruar me punën time. Ajo që unë i kërkoj kujtdo që po lexon këtë postim, është të mos çojë dëm përpjekjet që po bëjmë. Të jemi vetëmohues, të qëndrojmë në shtëpi dhe të mbrojmë ata që janë më të brishtë. Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi, ose më keq, mund të sëmuremi rëndë. Nuk mund ta lejoi vetes ‘luksin’ të kthehem në shtëpinë time për tu karantinuar, më duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time në luftë me sëmundjen. Ju bëni tuajën, ju lutem”.
Në kurbën e përhapjes së koronavirusit, Franca ndodhet aty ku ishte dhjetë ditë më parë Italia. Buletini i fundit francez i botuar dje regjistroi 1784 të infektuar dhe 33 të vdekur.
Për sa i përket numrit të viktimave, ajo korrespondon me deklaratën e mbrojtjes civile italiane të dt. 1 mars (34 të vdekur, 1577 të infektuar).
Gjermania është ende pak prapa në kurbë nëse llogariten vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi(vetëm tre), por është e ngjashme me Francën në numrin e të infektuarve (1622).
Spanja është pak përpara në përhapjen e infeksionit. Ajo ndodhet në situatën që kaloi Italia në 2 Mars.
Nëntë deri dhjetë ditë. Ky është ndryshimi në përhapjen e epidemisë që ndan Italinë nga vendet e tjera të Europës. Dhjetë ditë në të cilat epidemia filloi të ‘vrapojë’ nga 34 në 631 viktima. Dhe për fat të keq nuk ka mbaruar ende.
Kush e ka rradhën pas Italisë?
Ishte kjo pyetja në faqen e pare të gazetës francize ‘Libération’.
Vonesa kohore me Italinë shpjegon pse ‘zonat e kuqe’, mbyllja e shkollave dhe kufizime të tjera nuk janë miratuar ende në Francë.
Dhjetë ditë mund të jenë një amshim.
Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon të përsërisë se "Bllokimi i gjithçkaje nuk është i nevojshëm për momentin. Tani për tani nuk do të ketë masa si në Itali".
Tani për tani, në fakt.
A është kjo e Macron një qasje cinike që synon vetëm të kursejë dëmet në ekonomi?
"Shumë epidemiologë na thonë se bllokimi i gjithçkaje mund të krijojë efekte paniku dhe pasoja të tjera që përkeqësojnë epideminë", tha Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran.
Véran në TV shpjegoi se cila është strategjia e qeverisë franceze: të shmanget momenti i krizës së madhe dhe të vonojë godijen e madhe, shembjen e sistemit shëndetësorë.
Të njëjtën metaforë që përdori Angela Merkel.
“Rrafshoni kurbën, rrafshoni kurbën e epidemisë”.
Padyshim që lind pyejtja: Po pse duhet të jenë në gjendje Franca dhe Gjermania të bëjnë atë që nuk bëri dot Italia?
Dikush mund të shpresojë se sistemi shëndetësor francez, i menaxhuar direkt nga shteti, do të jetë më i gatshëm për t'u përballur me valën e tronditjes nga infeksioni I koronavirusit.
Qeveria e Parisit ka patur disa ditë më tepër kohë krahasuar me Italinë për t'u përgatitur.
Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse kurba franceze apo gjermane do të ngrihet si ajo italiane. Dhe atëherë ne mund të fillojmë vërtet të bëjmë krahasime midis vendeve të ndryshme të Europës.
Infeksioni i koronavirusit i ka marrë jetën sot mjekut Italian, Roberto Stella 67 vjeç, kreu i Urdhërit të Mjekëve italianë të provincës së Varese
Stella ishte një nga dy mjekët e infektuar në qendrën mjekësore të Bustio Arsizio dhe prej një jave po kurohej në terapi intensive.
Disa ditë më parë, një tjetër mjek italian mbeti viktimë nga koronavirusi. Ishte mjekja anesteziste, Chiara Filiponi, 57 vjeç, e cila punonte në një spital në rajonin e Venetos.
Sipas urdhërit të mjekëve italianë, ajo është viktima e parë e koronavirusit në këtë kategori profesionishtësh.
Deri më tani nuk ka ende një raport zyrtar se sa mjekë e infermierë janë të infektuar dhe në gjëndje karantine nga koronavirusi në Itali.
Koronavirusi vazhdon të përhapet në Europë ku numri i rasteve të infektuar dhe viktimave vazhdon të rritet.
Gjithsej kontinenti (përjashtuar Italinë) aktualisht ka 8601 të infektuar kurse numri i viktimave është 88.
Infeksionet
Franca 1.784 infeksione, Spanja 1,730, Gjermania 1.574, Zvicra 491, Holland 382, Britania e Madhe 382, Suedia 355, Belgjika 267, Norvegjia 401, Austri 206, Danimarka 340, Greqia 89, Islanda 81, San Marino 60, Republika Çeke 63, Finlanda 40, Portugalia 41, Irlanda 34, Rusia 20, Polonia 25, Rumania 25, Sllovenia 34, Gjeorgjia 23, Kroacia 15, Estonia 13, Azerbajxhani 11, Hungaria 12, Shqipëria 12, Bjellorusia 9, Letonia 8, Luksemburgu 7, Sllovakia 7, Bullgaria 6, Malta 5, Maqedonia 7, Bosnja 5, Qipro 3, Andorra 1, Armenia 1, Selia e Shenjtë 1, Lihtenshtajni 1, Lituania 3, Moldavia 3, Monako 1, Serbia 12, Ukraina 1.
Viktimat
Spanjë 37 të vdekur, Francë 33, Britani e Madhe 6, Holland 4, Zvicër 3, Gjermani 2, San Marino 2, Shqipëria 1
Personat e shtruar në spital me Covid-19 mund të vazhdojnë të transmetojnë virusin për një periudhë midis 8 dhe 37 ditë apo mesatarisht për rreth 20 ditë. Kjo tregohet nga një studim i publikuar në Lancet i cili riafirmon se janë saktësisht pacientë simptomatikë, ata që kanë nevojë për shtrimin në spital, të cilët janë gjithashtu edhe më ngjitësit e infeksionit.
Shërimi nga koronavirusi nuk është një shëtitje. Shërimi është i lidhur me dy kritere, klinike dhe virologjike. Shërimi klinik konsiston në zhdukjen e simptomave, në këtë rast kollë, ftohje, ethe, sëmundje të përgjithshme, vështirësi në frymëmarrje dhe, në situata më të rënda, pneumoni. Shërimi virologjik: një pacient i testuar pozitivisht për virusin dhe i nënshtrohet ekzaminimit periodik të shtupës së faringut dhe në një pikë të caktuar bëhet negativ. Midis dy shërimeve mund të ketë një zhvendosje minimale të fazës. Edhe ata që nuk kanë më virus mund të duhet të qëndrojnë në spital duke pritur që të shërohen plotësisht. Në të kundërt, simptomat mund të zbehen ose zhduken, por virusi është ende i pranishëm në trup, prandaj është e rëndësishme të kryen më shumë se një shtupë para se të dalë nga spitali.
Në lidhje me shpërndarjen e infeksioneve sipas grupmoshave, në Itali shumica (62%) kanë të bëjnë me personat meshkuj dhe, siç pritet, shumica e tyre janë shumë të moshuar.
Rastet mes fëmijëve midis 0 dhe 9 vjeç janë shumë pak (0,5%), vetëm 43 raste. Në grupmoshën midis 10-19 vjeç të infektuarit janë 85 raste (1%), në atë midis 20-29 vjeç ka vetëm 296 raste (3.5 %), në 30-39 vjeç ka 470 raste (5.6%), në grupmoshën 40-49
ka 891raste (10.7%), në 50-59 vjeç ka 1.453 raste (17.4%), në 60-69 vjec ka 1,471 raste (17.7%), në grupmoshën 70-79 vjeç ka 1.785 të infektuar (21.4%) në 70-79 vjec
ka 1,532 raste (18.4%). Vdekshmëria është shumë më e zhvendosur drejt grupmoshave më të larta. Midis 40 dhe 49 vjec ka vetëm një vdekje (0.3%), 3 vdekje
midis moshave 50 dhe 59 vjec, 37 vdekje në grupmoshën midis 60 dhe 69 vjeç. Nga 70 deri në 79 vjeç ka 114 vdekje (31.9% ) dhe mbi 80 vjeç ka 202 vdekje, pra 56.6%. 21% e personave të infektuar ishin shtruar në spital, 12% janë në kujdesin intensiv.
Sot, qeveria italiane ka rritur në 25 miliardë euro fondin e emergjencës për të përballuar situatën e jashtëzakonshme që po përjeton vendi nga epidemia e koronavirusit.
Kryeministri italian tha se shuma e akorduar nuk do të përdoret e gjitha menjëherë, por sigurisht që do të përdoret për të përballuar të gjitha vështirësitë e kësaj emergjence.
Gjysma e shumës, e cila do të përdoret menjëherë kryesisht do të shkojë në mbështetje të biznesit, familjeve, likuiditetit, sektorit të shëndetësisë dhe tregun e punës
Kryeministri Giuseppe Conte gjithashtu ka vlerësuar vendimin e BE i cili ka planifikuar të çlirojë një fond prej 25 miliardë eurosh për të mbështetur sistemin shëndetësor, tregun e punës dhe pjesët më të rrezikuara të ekonomisë së Unionit, i prekur nga epidemia e koronavirusit.
Europa po ecën me një plan që do të detajohet në fundjavë nga Presidentja e Komisionit, von der Leyen, dhe që do të miratohet nga ministrat e financave në Bruksel. Kjo do ti lejojë qeverisë italiane të kryeministrit Conte të shkojnë deri në një prag të deficitit buxhetor afër 3% për të mbështetur ekonominë. Për Italinë, kjo është e barabartë me rreth dhjetë miliardë euro.
Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri garantoi se askush nuk do të humbasë punën nga situata shëndetësore kurse Ministrja e Punës, Nunzia Catalfo ka njoftuar se do të ketë "rregulla të veçanta për të vetëpunësuarit dhe ata me kontrata sezonale të cilat parashikojnë "pezullimin e pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në mënyrë që të mbrohen të gjithë sektorët".
Përsa i përket likuiditetit, qeveria Conte po punon me ‘Abi’ dhe ‘Bankitalia’ për të ndërtuar një moratorium të madh krediti në favor të kompanive.
Për familjet, mbështetja e propozuar nga Ministri Bonetti është e dyfishtë: leje prindërore prej 15 ditësh e ndarë midis babait dhe nënës në mënyrë proporcionale dhe një kupon prej të paktën 600 euro, që do të rritet në një mijë në rastin e punonjësve të shëndetit për të mbuluar shpenzimet e babysitter dhe ndihmë familjare.
Sipas tabloidit gjerman ‘Bild Zeitung’, kancelarja gjermane angela Merkel ka thënë se "ne po përballemi me një sfidë të pa parë ndonjëherë dhe se rreth 70 % e gjermanëve do të infektohen".
Merkela u shpreh se përhapja e mëtejshme e epidemisë 'varet nga ne' dhe se “qeveria gjermane do marrë masa drastike për të penguar përhapjen e infeksionit”.
Sipas Bild, kancelarja gjithashtu tha se "ngjarjet publike jo thelbësore dhe ato sportive" duhet të anulohen.
Sidoqoftë, sipas Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, Gjermania është më e përgatitur sesa vendet e tjera në përballje me infeksionin sesa vendet e tjera anëtare të BE-së.
Megjithatë në Gjermani deri tani ka rreth 1574 të testuar pozitiv nga koronavirusi dhe dy viktima.
Një ekip prej pesë mjekësh kinezë me përvojë janë nisur për në Itali bashkë me anëtarë të Kryqit të Kuq të Pekinit dhe specialistë nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Sipas CCTV, ata do të sjellin "aftësitë e tyre" dhe furnizime për të ndihmuar Italinë kundër epidemisë së koronavirusit.
Dje, në një telefonatë me kolegun Italian, Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio, homologu kinez Wang Yi tha se "nëse pala italiane kërkon ta ndihmojmë me ekipe mjekësh specialist, Kina është e gatshme të dërgojë personel mjekësor për të ndihmuar Italinë".
Kina raportoi sot edhe 22 vdekje të tjera për një total prej 3158 nga mbi 4000 në të gjithë botën. Me vetëm 24 të infektuar në 24 orët e fundit totali i të prekurva që nga fillimi i epidemisë është më shumë se 80 000 nga mbi 117 000 raste në të gjithë botën.
Vizatimi kushtuar emergjencës nga koronavirusi, i ideuar dhe krijuar nga Shoqata Kombëtare e Karabinierëve e ‘Chiaravalle Centrale’, po bën ‘xhiron’ e botës në web.
Ajo është një lloj falenderimi për personelin shëndetësor, i cili në këto ditë është mobilizuar dhe po përballet me këtë situatë të jashtëzakonshme.
Vizatimi paraqet një mjeke me maskë në hundë dhe gojë, e cila mban të mbështetur në kraharorë një Itali-fëmijë të ‘plagosur’ nga infeskioni dhe kujdeset për të.
Koronavirusi po vazhdon të infektojë botën. Franca po përgatitet për emergjencën e koronavirusit. Alarmi mbetet ende në fazën 2, ai që i paraprinë epidemisë, por një vatër e re infeksioni në Korsikë, rezultati pozitiv i testit të Ministrit të Kulturës, rastet e dyshuara në anijen e bllokuar në Marsejë, 30 viktimat dhe më shumë se 1600 rastet e konfirmuara, kanë filluar të shqetësojnë presidentin Emmanuel Macron i cili tha se vendi është në prag të epidemisë si në Itali.
Në Spanjë numri i të infektuarve ka shkuar në më shumë se 1700 dhe 35 viktima. Në Britaninë e Madhe 373 të prekur dhe 6 viktima, në Gjermani rreth 1500 të testuar pozitiv dhe dy viktima.
Në Shtetet e Bashkuara, janë konfirmuar mbi një mijë raste, me infeksione të reja në Florida dhe Michigan. Sipas ‘Neë York Times’, ka 1.004 raste të prekur nga koronavirusi. Rekordi mbahet nga Ëashingtoni me 279 raste, i ndjekur nga Kalifornia me 178 dhe Neë York me 173.
Kina raportoi sot edhe 22 vdekje të tjera për një total prej 3158 nga mbi 4000 në të gjithë botën. Me vetëm 24 të infektuar në 24 orët e fundit totali i të prekurva që nga fillimi i epidemisë është më shumë se 80 000 nga mbi 117 000 raste në të gjithë botën.
Koreja e Jugut regjistroi 242 raste të reja të koronavirusit, duke ndërprerë trendin rënës të pesë ditëve të fundit teksa totali i të infektuarve ka shkuar në mbi 7700.
Bashkimi Europian ka planifikuar të çlirojë një fond prej 25 miliardë eurosh për të mbështetur sistemin shëndetësor, tregun e punës dhe pjesët më të rrezikuara të ekonomisë së Unionit, i prekur nga epidemia e koronavirusit.
Dritë të gjelbër gjithashtu mori Italia mbi fleksibilitetin buxhetor. Komisionerja për Konkurrencë, Margrete Vestager u shpreh e gatshme të punojë me qeverinë italiane për masa shtesë për të korrigjuar problemet serioze të ekonomisë.
Kryeministri italian Conte ka vlerësuar vendimin e BE dhe tha se Brukseli i ka dhënë mbështetje të gjerë masave të marra nga Italia për emergjencën e koronavirusit.
Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen tha se 'virusi do vazhdojë të përhapet por qëllimi është që ta ngadalësojmë në mënyrë që të mos përkeqësohet sistemi shëndetësor”.
Çdo gjë do të varet nga kohëzgjatja e epidemisë, duke shpresuar se me mbërritjen e temperaturave të larta do vijnë ditë më të mira, përndryshe pasojat, jo vetëm ato ekonomike, do të jenë dramatike.
Europa po ecën me një plan që do të detajohet në fundjavë nga Presidentja e Komisionit, von der Leyen, dhe që do të miratohet nga ministrat e financave në Bruksel. Kjo do ti lejojë qeverisë italiane të kryeministrit Conte të shkojnë deri në një prag të deficitit buxhetor afër 3% për të mbështetur ekonominë. Për Italinë, kjo është e barabartë me rreth dhjetë miliardë euro.
E paska leshuar nje mufke dhe Merkeli si per pleqeri.
Përgjigju