Koronavirusi/Itali, jep shpresë ilaçi kundër artritit. Në Napoli dy të infektuar u përmirësuan brenda 24 orëve

9 Mars 2020, 12:32| Përditesimi: 9 Mars 2020, 12:33

  • Share

Ndërsa në Kinë është përdorur në mbi 20 pacientë një ilaç kundër artritit dhe ka dhënë rezultate të mira, edhe në qytetin e Napolit, në Itali nisi trajtimi me këtë ilaç te dy pacientë të cilët u paraqitën në spital në gjendje të rëndë dhe tashmë pas 24 orësh nga infuzioni ata kanë patur përmirësime inkurajuese.

Rezultati pozitiv shpërblen përpjekjet e mëdha ekipore të mjekëve të repartit të onkologjisë dhe terapive inovative dhe virologëve bashkë me disa mjekë të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, si dhe një ekipi i mjekëve nga Cotugno.

Lajmi shpresëdhënës u dha nga gazeta italiane “Il Messaggero”.

Teksa në Itali numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.

Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një 'Sferë kristali' por sipas ekspertve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve,  gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese.


Lajmi kryesor:

E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?