Në ditët në vijim, Rajoni i Lombardisë në Itali mund të përgatisë masa edhe më shtrënguese për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kjo u njoftua nga këshilltari rajonal i mirëqenies Giulio Gallera, i cili shpjegoi se infeksioni ishte aq i shpejtë sa, në 18 ditë, rrezikoi seriozisht sistemin shëndetësor të Rajonit.
"Deri më tani nuk ka asnjë shenjë se numri i infeksioneve ka nisur të ulet, përveç në zonën e kuqe të Lodigiano ku ne kemi miratuar masa shumë të forta. Prandaj, në dritën e këtyre rezultateve, Lombardia po mendon të ndalojë aktivitetet e transportit dhe të prodhimit”.
Giulio Gallera tha gjithashtu se “Natyrisht, mbyllja e gjithçkaje nuk është e mundur. Për këtë arsye, në rast të masave të tjera shtrënguese, do të mbeten të hapura vetëm dyqanet që shesin nevoja themelore, siç janë supermarketet dhe farmacitë.
Presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana në faqen e tij në Facebook, duke folur për emergjencën e koronavirusit tha se "Ne kemi nevojë që të bëjmë një kthesë të vërtetë në mënyrën tonë të të jetuarit, që njerëzit të ndalojnë përhapjen e kësaj sëmundje. Ne kemi nevojë që numri i të infektuarve të zvogëlohet dhe gjithashtu kemi nevojë edhe për më shumë vetëdije nga të gjithë".
Lajmi kryesor: