Koronavirusi/Itali: Të parat 'Zona të Kuqe' kanë dhënë rezultate pozitive, ka ulje të rritjes së infeksioneve

9 Mars 2020, 16:11| Përditesimi: 9 Mars 2020, 16:14

  • Share

Këshilltari për Mirëqenie i Rajonit të Lombardisë Giulio Gallera, tha se "Të gjitha të dhënat tregojnë se ka një zhvillim pozitiv të infeksionit në zonat e para të shpallura të kuqe dhe autoritetet po vërejnë ulje të numrit të të infektuarve. Kjo do të thotë se masat e marra kanë dhënë rezultate”.

Gallera tha gjithashtu se "Nga të dhënat që kemi, del se vetëm 35% e të infektuarve janë nën moshën 65 vjeç".

"40-vjeçarët dhe 50-vjeçarët sot janë në gjendje t'i shpëtojnë infeksionit të rëndë sepse ata kanë një fizik që i përgjigjet më mirë sëmundjes”.

Pasi dje qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.

Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një 'Sferë kristali' por sipas ekspertve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve,  gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese. Kjo është arsyeja pse qeveria ka ngritur tonin e komunikimit në dy ditët e fundit duke thënë se kush shkel masat e vendosura në rajonet veriore që synojnë ndalimin e përhapjes së infeksionit, rrezikon arrestimin.


Lajmi kryesor:

E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?