Koronavirusi/Kinë, 780 milion njerëz po jetojnë nën forma të ndryshme të karantinës

17 Shkurt 2020, 16:11| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 16:18

  • Share

Pothuajse gjysma e popullsisë së Kinës (780 milion njerëz) po jetojnë nën forma të ndryshme të karantinës pasi autoritetet po vazhdojnë të praktikojnë masa shtrënguese në përpjekje të përballimit të epidemisë së koronavirusit që shpërtheu në qytetin Wuhan, në provincën Hubei.

Sipas analizave të bëra nga CNN, kufizimet e udhëtimit, me shkallë të ndryshme, ende janë duke u zbatuar në provinca dhe qytete të ndryshme nëpër territorin e Kinës, përfshirë Hubei, Liaoning, Pekin dhe Shanghai, duke prekur mbi 780 milion njerëz.

Qytetet Wuhan, Huanggang, Shiyan dhe Xiaogan kanë ‘mbyllur’ plotësisht të gjitha komplekset e banimit dhe komunitetet e tyre.

Masa të rënda që synojnë kontrollin e përhapjes së epidemisë u prezantuan dje në Hubei.

Autoritetet iu kërkuan banorëve të qëndrojnë ende në shtëpitë e tyre dhe se do të ketë kontroll të vazhdueshëm të lëvizjeve të tyre.

Gjithashtu do të vazhdojë bllokimi i lëvizjes së makinave dhe do krijohet një sistem i detyrueshëm regjistrimi për të gjithë ata që blejnë ilaçe kundër ftohjes.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit në botë është rritur në 1775, me më shumë se 71 335 raste të konfirmuara të infeksionit.

Në provincën Hubei mbi 40 mijë njerëz janë të shtruar në spitale, ndër të cilët 1773 janë në gjendje kritike dhe mbi 8 mijë në gjendje serioze.

Rastet e reja të regjistruara të infektuar janë 1933 kurse numri i të vdekurve 100, me një ulje në krahasim me 24 orët e mëparshme gjatë së cilës 139 pacientë humbën jetën nga virusi.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Kinë/ Numri i të vdekurve është rritur në 1775! Raste të konfirmuara të infektuarve: 71 335


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?