Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, gjatë natës kanë humbur jetën prej infeksionit nga koronavirusi 3 persona duke e rritur numrin e vdekjeve në 21.
Një viktimë është nga qyteti i Koçanit kurse dy viktima nga qyteti i Tetovës.
Sipas statistikave në vend gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 persona të dyshuar se janë prekur nga infeksioni po mbahen nën vëzhgim kurse numri i të shëruarve është 23.
Në Malin e Zi autoritetet kanë raportuar për 223 raste të prekur nga koronavirusi teksa në vend ka deri tani 2 viktima.
Lajmi kryesor: