"Papa Françesku i ‘goditur’ nga një ftohje i duhej t’i nënshtrohej një testi tamponi si një masë paraprake, test i cili rezultoi negativ nga infeksioni i koronavirusit.- Kështu shkruante sot gazeta italiane, ‘Il Messaggero’ duke përshkruar një Vatikan tërësisht bosh apo me fare pak turistë.
Për momentin, Selia e Shenjtë nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht lajmin, ndërsa ditët e fundit disa burime kishin folur për faktin se Papa Françesku ishte prekur nga një laringit jo serioz. Për rreth një javë, shumë nga daljet publike të Papës janë anuluar.
Papa pësoi një ftohje të lehtë gjatë audiencës së përgjithshme të mërkurën e kaluar, kur Sheshi i Shën Pjetrit u ‘mbyt’ nga një erë e ftohtë. Si masë paraprake ai kishte vendosur të anulonte disa nga seancat dëgjimore publike.
Ndërkohë, lajmi për testin e tamponit të Papës po qarkullon në faqet e mediave në të gjithë botën si BBC, Bloomberg dhe Reuters .
Rasti i parë i karantinës së detyruar u njoftua dje në Vatikan pasi një punonjës ra në kontakt me një pacient të infektuar (një prift francez aktualisht i shtruar në spital në Paris), gjë e cila e detyroi Vatikanin të marrë masa të menjëhershme.
Izolimi i punonjësit do të zgjasë të paktën një javë, zyra e tij do të dezinfektohet dhe do të mblidhen informacione për të rindërtuar lëvizjet që ai ka bërë.
Lajmi kryesor: