Autoriteti mbikëqyrës i të drejtave të konsumatorëve në Rusi, “Rospotrebnadzor” bën me dije se ka nisur të përdorë një sistem të ri testimi që zbulon shenjat e para të virusit Covid-19.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ky sistem testimi është zhvilluar nga kërkuesit e Insitutit Qëndror të Epidemiologjisë.
“Sistemi i ri zgjeron arsenalin e mjeteve diagnostikuese për të zbuluar infektimin nga koronavirusi. Ai bën të mundur zbulimin e infeksionit që në fazat e para të tij, madje edhe përpara se simptomat të shfaqen”, raporton “Rospotrebnadzor”.
Gjithashtu, më 6 prill, Qëndra e Monitorimit për Diagnostikimin Molekular nisi një kërkim mbi koronavirusin mbi baza komerciale. Kjo do të thotë se kushdo mund të bëjë testin e koronavirusit nëse dëshiron dhe jo vetëm për qëllime mjekësore.
Deri tani në Rusi raportohen 5389 persona të infektuar me koronavirus dhe 355 prej tyre janë shëruar.
Lajmi kryesor: