Koropoqe me lëng - Tradita çame
Përbërësit:
- 1 e 1/2 fç miell gruri
- 1 e 1/2 fç miell misri
- 4 kokrra vezë
- 1 gotë kos
- 1 fk vaj ulliri
- Gjalpë
- Kripë
Për lëngun :
- 2 lgj miell
- 3 lgj gjalpë të tretur
- 2 thelpinj hudhër
- 2 gota kos
- 3 vezë
- 1 gotë lëng mishi
- Kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin e grurit, më pas shtojmë miellin e misrit duke e situr, hedhim vezët, kosin, vajin e ullirit dhe kripën. Zëmë brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Pasi brumi ka pushuar e hapim mbi tryezën e punës si një petë të trashë. E presim në shirita me anë të një thike ose prerëse kuzhine dhe më pas e ndajmë në katrorë sa më të vegjël. I spërkasim katrorët e prerë me pak miell dhe i skuqim në një tigan me vaj dhe gjalpë. Ndërkohë paralelisht me skuqjen e koropoqeve (mini-petulla) përgatisim lëngun apo salcën me të cilën do të bëjmë servirjen. Kaurdisim miellin së bashku me gjalpin. Sapo mielli të marrë ngiyrë e shuajmë me një gotë lëng mishi. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe vezët e rrahura me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë masën derisa të lidhet. Vendosim tek lëngu koropoqet, bëjmë një spërkatje me gjalpë të tretur dhe e servirim gatimin të ngrohtë.