Politikë

Beteja e dekreteve| PS-ja rrëzon Metën për Korporatën e Investimeve, pasdite ligji për 'Rininë'

16 Dhjetor 2019, 07:43| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 14:12

  • Share

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit, që ktheu për shqyrtimin ligjin për korporatën e investimeve shqiptare.

Në 9 nëntor kreu i shtetit kthimin e ligjit e argumentonte duke theksuar se nuk është i qartë, shkel parimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, cenon të drejtën e pronës si dhe shkel parimet kushtetuese. Megjithatë sot pretendimet e tij janë rrëzuar në komision dhe i njëjti fat e pret tani në Kuvend për të vulosur krijimin e Korporatës së Investimeve.

Ndërkohë që sot pritete që të rrëzohet edhe dekreti për ligjin e Rinisë. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik që do të mblidhet sot në orën 17:00 socialistët me shumë gjasa do të rrëzojnë kërkesën e Presidentit për rishqyrtimin e ligjit për Rininë.

Në datë 9 Dhjetor kreu i shtetit e ktheu ligjin me argumentin se dy nene bien ndesh me parimet kushtetuese dhe krijojnë mundësinë e një varësie politike të drejtpërdrejtë të organizatave rinore, ç’ka rrjedhimisht do të përbënte shtrembërim të vullnetit të të rinjve shqiptarë dhe cenim të vetë demokracisë.

Komento

Komente

  • Lol: 17/12/2019 12:59

    Cmenduria e ketij njeriu do mbahet mend gjate,do kete materjal portokallia,dekoroi Voja Kushin mbas 70 vjetesh,qesharak gjer ne dhimbje.

    Përgjigju
  • Luli: 16/12/2019 16:42

    Ky njeri e ka intrigen ne ADN e tij provinciale,njeri teper i lig e pallogjike,shkalla e tij intelektuale le per te deshiruar,teper emocional, negativ per te qene president i gjithe shqiptareve.

    Përgjigju
  • Xhikja: 16/12/2019 14:18

    Like je bere per te varur teneqen,je nje intrigant e hileqar ordiner,je nje kryehajdut i pafre,je nje njeri teper i lig qe do mbahesh mend vetem per poshtersite qe ke bere 30 vjet

    Përgjigju
  • edi: 16/12/2019 11:56

    Mbahu burre Shure trimi i kombit si Mic Sokoli Po te ishte Mic Sokoli nje e qinda e jote Dobic ois i ndyre i Kombit ,VE NE PAMJE DHE LIDHJE TENDE TRIMAT E KOMBIT DHE TE TE GJITHE KOHERAVE Ti je nje Mi kanalesh ,dhe kerkon te shpetosh koken madje duke u treguar si nje pusht i vjeter sot i Virgjeruar ,Cfare i keni bere ju Popullit dhe Kombit Gjithcka eshte fryre dhe po plas Shko ne mut te sateme Qelbac ke goje te na besh moral

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?