Protesta e Berishës, Korreshi për Report Tv: Ishte si me regji, mungon nervi qytetar! Fjala revolucion në kohë demokracie e frikshme

14 Shkurt 2023, 09:11| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 10:42

  • Share

Për deputetin Saimir Korreshi, në protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha para Kuvendit, mungonte nervi qytetar. Në një interviste për emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv, me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti demokrat u shpreh se protesta ishte si me regji dhe se në momentin që Sali Berisha u largua nga protesta, të gjithë qytetarët avulluan brenda pak sekondash.

‘Isha në protestën e 11 shkurtit! Shkoj në çdo protestë. Impenjimet e çdo opozitari janë atje ku demokratët janë. Unë do të shkoj gjithmonë. Kam qenë në çdo protestë. Do ishte më e udhës që protesta duhet të ekzistojnë por të lindin spontanisht dhe jo vetëm të organizuara. Pasi iku Berisha njerëzit u shpërndanë brenda pak sekondash gjithë turma,. Duket sikur është me regji dhe jo vetëm nervi i njerëzve. Përditë duhet të ketë protesta para kryeministrisë. I vetmi njeri që duhet të paraqitet në parlament është lartmadhnia e tij. Nuk duhet të ketë protestë nëse ai u përgjigjet deputetëve të opozitës. Ka frikë se gabon prandaj nuk del para deputetëve. Protesta ne duhet te kemi por duhet nervi qytetarë. Ne kemi kërkuar që nuk mund të kemi një shtet normal, nuk mund të vijohet më kalime ligji kur vet kryeji u shteti është i akuzuar për të minuar ekzistencën e opozitës. Të vijë kryeministri të raportojë të dëgjojë të dalë në interpelancën e tu përgjigjet pyetjeve.’- tha Korreshi.

Sa i takon, revolucionit që paralajmëron dyshja Berisha-Meta, për Korreshin, kjo është një fjalë e madhe e cila e frikshme që të përdoret në kohë demokracie. Sipas Korrëshit, të thuash s’ka zgjedhje me Edi Ramën, i bie të mos futesh në zgjedhje dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për demokratët.

‘Fjala revolucion është një fjalë shumë e madhe, ne jemi anëtarë të NATO-s. Unë e gjykoj se revolucionin në kohë demokracie është e frikshëm të thuash pasi rikthejmë të kaluarën. Pse kemi ardhur këtë derexhe, janë shumë gabime që nga 2008. Të gjitha këto gabime na sillen në bumerang sot dhe nuk zhbëjmë dot situatën. Të thuash s’ka zgjedhje me Edi Ramën është e frikshëm që i bie mos të hysh në zgjedhje dhe kjo është humbje e madhe për demokratët. Pushteti të jep shpresën që opozita të rikthehet. Iku Luli e të vazhdojmë sërish nuk do të hyjmë në zgjedhje është një sipar i frikshëm për demokratët.’- u shpreh Korreshi.

Korreshi përsëriti sërish mesazhin për bashkimin ndërmjet demokratëve, dhe tha se duhet të ulim armët me njëri-tjetrin e energjinë ta shpenzojnë kundër Edi Ramës.

Të presim 3 marsin! Gjykoj se ka pasur shumë nevojë! Jam deputet i PD-së, s’jam për emra të veçantë, jam dhe do jem atje ku të jetë PD zyrtare. Të ulim armët ndërmjet njëri tjetrit dhe mos të harxhojmë energji kundër njëri tjetrit por kundër Edi Ramës.

Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë sërish protestë. Protesta e Berishës para Kuvendit vjen tre ditë pasi organizoi një tjetër para kryeministrisë. Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë.

Ora 10:35
Sot Dita e Dashurisë, Korreshi ka një mesazh për të gjithë demokratët: Energjinë ta drejtojmë nga Rama

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë thirrje për më shumë dashuri mes demokratëve në këtë 14 shkurt, Dita e të Dashuruarve.

“Të ulim gjuhën përçarëse mes njëri-tjetrit sepse kam harxhuar kaq shumë energji duke sharë njëri-tjetrin. Jo vetëm deputetët por edhe njerëzit mes tyre. Energjinë ta harxhojmë ndaj Edi Ramës.

Nëse flitet për bashkëpunim nuk mund të bashkëpunosh me një njeri që shahesh nga mëngjesi në darkë”, tha ai në i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • pope: 14/02/2023 15:26

    ne kohe demokracie haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, ku ekziston demokracia mer tallash, vazhdoni te merrni zvarre fukarenjt e shqiperise me fjalen demokraci.

    Përgjigju
  • perparim: 14/02/2023 13:48

    Ata dolen ne protest duke marre qen e mace me vete hahahah

    Përgjigju
  • Esi: 14/02/2023 13:30

    Berisha eshte I deshtuar ne cdo vend

    Përgjigju
  • Tea: 14/02/2023 12:54

    A nuk e kupton qe e ne protesta deshton ky nuk i iken njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?