Deputeti Saimir Korreshi shprehet te Komisioni i Ligjeve se është rritur numri i legalizimeve gjatë periudhës së zgjedhjeve ndërsa ngre pyetjen përse nuk janë në sistem 2 zona kadastrale në Lushnje.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame i përgjigjet duke i thënë se regjistrohen brenda dhjetorit 2023.
"I hodha një sy indikatorëve. Unë s'jam mirë në ekonomi, por disa gjëra më ranë në sy. Mua më duket si ajo pjesa e një agjenti tatimor, zyra e hipotekës, sesa atë që çfarë përfaqëson ligji 20/20. Ato që janë kryesore janë me regjistrimin filletarë, a jeni në dijeni se Lushnja asnjë nga dy zonat kadastrale nuk janë në sistem? Ende s'ka hyrë në sistem, ishte pilotë Lushnja në 98’, sot i fundit në Shqipëri që si ka në sistem zonat kadastrale. 450 000 aplikime pa përgjigje nga viti 2015-2021. Shifrat më të frikshme përkojnë me zgjedhjet. Nuk e di pse, por 2015 ka rritje, në 2016 ka ulje, rritje të frikshme 2017 dhe rritje po ashtu 2019…", tha Korreshi.
"Lushnja s'ka 2 zona kadastrale. Kur thuhet që Lushnja ka 2 dhe s'është bërë asnjëra, duket sikur s'është bërë asgjë. Lushnja ka 60 zona kadastrale. Këto dy zonat e qytetit kanë nisur para 10-15 vitesh. Cilësia e punës e bëra nga kontraktorët ka qenë skandaloze. Ky ka qenë problem i madh i mbartur. Njëra 85/71 dhe tjetra 85/72, mbyllen në tetor 2023, tjetra në dhjetor 2023", tha Lame.
Lajmi kryesor: