Sociale

Korridori VIII, pamjet me dron nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë

13 Shkurt, 08:16| Përditesimi: 13 Shkurt, 08:25

  • Share

Këto janë pamjet me dron nga Korridori i VIII, një nga investimet strategjike që lidhet me rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.

Përmes një postimi të shpërndarë sot në rrjetet, kryeministri Edi Rama shprehet se punimet po ecin me ritme të shpejta.

Korridori VIII është një nga investimet më të kushtueshme financiare.

Sipas dokumentit të rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të 2024-ës fatura për ndërtimin e aksit Rrugor Elbasan-Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë euro.

Ky aks do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Parashikon të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazi: 13/02/2025 10:48

    Ec perpara o Gjigant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?