Momenti i arrestimit të shqiptarit nga karabinierët

Bota

Korrieri shqiptar i drogës dëbohet nga Terni, 26-vjeçari vuajti 3 vite burgim! U kap me 195 pako kokainë, trafikonte mes Shqipërisë dhe Italisë

31 Mars, 16:03| Përditesimi: 31 Mars, 16:06

  • Share

Itali- Autoritetet italiane në Terni dëbuan nga vendi një shqiptar që ishte arrestuar si korrier i drogës, i dënuar me 3 vite burg nga drejtësia.

Aksioni i largimit erdhi menjëherë pasi i riu 26-vjeçar vuajti dënimin e dhënë nga gjykata.

Policia e Shtetit njoftoi se ka ekzekutuar urdhrin e dëbimit të shtetasit shqiptar. 26-vjeçari ishte arrestuar gjatë një hetimi për trafik droge, pasi ishte korrier midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Oficerët i gjetën atij në posedim 195 pako kokainë gjatë aksionit, disa të fshehura në trup dhe të tjera brenda makinës me qira që ai përdorte, duke u shtirur si turist. Malli u nda në doza të gatshme për shpërndarje”, informon media italiane.

I dënuar me tre vjet burg, magjistrati më pas urdhëroi përjashtimin e tij nga vendi. Masa u krye nga punonjësit e Zyrës së Emigracionit të Komisariatit të Policisë Terni, të cilët e shoqëruan në kufi për riatdhesim drejt Tiranës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?