Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sërish për propozimin e presidentit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve. Në një debat të zhvilluar në Prishtinë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Kurti ka thënë se ideja e Thaçit është sulm mbi shtetësinë e Kosovës.
“Këto orvatje të presidentit janë sulm mbi shtetësinë tonë. Kjo na kthen në kohën e para shpalljes së pavarësisë.Presidenti ka hequr dorë nga aksioma e politikës së Jashtme dhe shtet-ndërtimin demokratik e që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”,-ka thënë Kurti.
Më herët, Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat, ka thënë se nuk bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, por për përcaktim kufijsh.