Foto ilustruese nga derbi Tirana - Partizani

Korrigjimi i një vendimi, derbi Tirana - Partizani luhet me tifozë! Agjenda e javës së 15-të në Superligë

26 Nëntor, 11:07| Përditesimi: 26 Nëntor, 11:12

  • Share

E diela e 1 dhjetorit i gjen tifozët e Tiranës sërish në stadium, kjo pasi Komisioni i Apelit në FSHF ka zhbërë vendimin e Disiplinës, i cili dënonte bardheblutë me mungesën e tifozëve për gjithë sezonin.

Korrigjimi i një vendimi i cili ishte absurd që në thelb është pritur me interes edhe për faktin se këtë të diel kalendari rezervon sfidën derbi mes Tiranës dhe Partizanit, programuar për në orën 19:00 në "Air Albania".

Raundi i 15-të në Superligë nis të premte me ndeshjen Bylis - Vllaznia, për të vijuar më pas të shtunë me tre takime. Laçi - Skënderbeu, Egnatia - AF Elbasani dhe Dinamo - Teuta.

Pas 14 javësh të zhvilluara, është Partizani me 27 pikë që prin klasifikimin, ndjekur nga Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo. Në fund Skënderbeu, Laçi dhe Bylis.

Superliga, raundi 15-të:

E premte, 29 nëntor 2024

13:30 Bylis - Vllaznia

E shtunë, 30 nëntor 2024

13:30 Laçi - Skënderbeu

13:30 Egnatia - AF Elbasani

16:30 Dinamo - Teuta

E diel, 01 dhjetor 2024

19:00 Tirana - Partizani

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?