Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë nga jashtë 246 mijë megavat energji me vlerë 33 milionë euro.
Ky muaj po rezulton i kushtueshëm edhe sa i takon çmimit, pasi një megavat është blerë deri në 135 euro në rritje në raport me muajin qershor ku çmimet luhateshin në 100 euro.
Fatura e importit të energjisë nga janari deri në këtë fillim korriku ka kapërcyer në mbi 90 milionë euro bazuar në të dhënat e ankandeve.
Shkak për këtë shtim të konsumit që po detyron KESH të shtojë importet janë bërë temperaturave të larta që po rrisin përdorimin e kondicionerëve.
Komente

Rama 4 duhet ta zmadhoje diversifikim ! Si? Impianti a pompaggio idroelettrico (Impiant me pompim idroelektrik) e perdor shume Austria madje edhe Stadtkrafti, po ashtu ne investime ne zonat skajore me energji eres ferma eolike
PërgjigjuSa te kemi 2 anejet e Bsllukut qe nuk kane punuar asnje dite dhe paguhen 90 mije euro cdo dite diversikimi na merr te keqen.