Korriku ideal për plazh, meteorologia: Vranësirat kalimtare, gushti do të jetë i freskët

18 Korrik 2020, 14:29| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 14:35

  • Share

Ata që kanë rezervuar pushimet këto dy javë të fundit të korrikut kanë bërë shumë mirë, pasi moti me diell dhe temperatura të larta deri në 39 gradë celsius do të jetë prezent çdo ditë.

“Kjo situatë është e përkohshme. Në mbrëmje do të kemi përmirësim të motit. Kthjellime. Por edhe dita e diel do të jetë me diell, përjashtojmë mesditën, pasi do ketë vranësira.

Java tjetër do të jetë më e qëndrueshme. Do të kemi ditë me diell në të gjithë territorin shqiptar si dhe rritje të temperaturave me 5 gradë. Vlerat termike do të jenë 38-39 gradë celsius.

Gjatë verës këto ndërhyrje janë normale. Kjo periudhë do zgjasë nga dita e martë në të diel se do kemi sërish freskim të motit. Bregdeti do jetë më e favorizuar.

Gjatë gjithë ditës do të kemi diell dhe temperatura të larta. Zonat malore do të kenë herë-herë reshje Për ato që kanë rezervuar pushimet këto 2 javë të fundit të korrikut kanë bërë shumë mirë”, u shpreh Bani.

Për sa i përket muajit gusht, meteorologia Adiola Bani gjatë një lidhje live në Report Tv tha se do të jetë më i freskët se korriku dhe i shoqëruar herë pas here me reshje shiu, të cilat do të zgjasin shumë pak. 

“Muaji gusht do të jetë më i freskët se muaji korrik. Do ketë herë pas here dhe reshje, por do të zgjasin pak”, shtoi Bani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?