Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve në mesditë e pasdite.
Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 40 gradë Celcius në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-15 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Komente
