Korriku ka sjell fluks më të lartë pushuesish në krahasim me qershorin. E gjithë vija bregdetare e Shëngjinit është e mbushur, me pushues ku dominojnë shqiptarët e Kosovës, të cilët prej vitesh e kanë kthyer Shëngjinin në destinacion e tyre të preferuar veror.
Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet, pastërtinë dhe çmimet në hotele e restorante, duke e cilësuar një vend ideal për pushime familjare.
Shëngjini, falë mikpritjes së traditës dhe përmirësimeve në infrastrukturë, vazhdon të jetë një nga destinacionet kryesore turistike në veriun e Shqipërisë. Bashkia e Lezhës dhe bizneset kanë shtuar praninë në terren, duke angazhuar më shumë punonjës sezonalë dhe duke përdorur mjete për sitjen e rërës, për të garantuar pastërti dhe komoditet maksimal në plazh.
Brahim Demi, administrator i Shëngjinit tha se "janë marrë masa për menaxhimin e mbetjeve dhe mirëmbajtjen e vijës bregdetare, duke synuar që çdo pushues të përjetojë një eksperiencë të këndshme dhe të pastër."
Shëngjini bashkë me Kunen dhe Ranën e Hedhun dallohen për plazhet me rërë, detin e pastër, qetësinë dhe çmimet e leverdisshme. Njësitë akomoduese janë shtuar dhe sot kapaciteti përllogaritet mbi 25 mijë shtretër. Operatorët turistikë raportojnë se gjatë muajve korrik dhe gusht punojnë me kapacitet të plotë, ku të gjitha dhomat janë të rezervuara.
Komente

Shengjini meriton te kthehet ne bashki më vete , bashke me zonen Tale - Rrjoll dhe qender bashkie Shengjin , aktivizimi dhe modernizimi i portit dhe nje linje e dedikuar tram /tren nga Lezhe Central Station -> ne Shengjin port central station , do e kthente bashkine San Gino (Shengjin) ne nje bashki moderne , mungon dhe nje park rekreativ (stil akuarium ) ku femijet te shohin gjallesa ujore si forme edukimi/argetimi! Do ishte plan modern , gjithsesi sot Shengjini nje plazh dhe qytet fantastik bregdetar sidomos per familiar dhe jodin fantastik
Përgjigju