Pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi një të arrestuar për trafikun e emigrantëve, rezulton të jetë edhe kreu i Dhomës së avokatisë së Korçës Arben Lena.
SPAK lëshoi ndaj tij urdhër arresti, i cili u ekzekutua nga policia. Provat kundër tij u gjetën në celularin e tij pas sekuestrimit, komunikime të tij me personat e përfshirë që ngrenë dyshime të arsyeshme për SPAK se edhe avokati është pjesë e skemës së korrupsionit.
Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje.
Personi me masë arresti që donin të lironin, është Bledar Kozici. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë duke hetuar edhe rolin e personave të tjerë në lidhje me këtë ngjarje. Avokati Lena pritet të dalë të dielën para gjykatës, ku SPAK ka kërkuar masën arrest me burg.
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena është arrestuar nga SPAK nën akuzën se është i përfshirë në rastin e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj Bledar Koziçit, i ndaluar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.
Cdo shqiptar qe ngrihet ne mengjes mendon vetem si te vjedhe pervec atyre qe nuk kane gje ne dore!
PërgjigjuTani po behen qesharak. Ketu ka mbetur puna, te arrestohen sekseret per 5000 euro? Po vidhen qindra milione euro nga taksat tona dhe hyjne ne xhep te okigarkeve klientelist, politikaneve dhe krimineleve kurse keto merren me 300 mije leke, 5000 euro apo nje arke me peshk. Nuk po them te mos arretohet e denohet edhe ai qe ndikon ne vendim gjyqesor por jo te merren keto qe gjoja do luftojne korrupsionin madhor dhe krimin e organizuar. Po beheni me keq se Tempulli 1 qe arrestoj ujkun e cerrikut.
PërgjigjuKy tipi qe ben korrupsion me 5 mi euro neser ben edhe me 5 milion euro. Ti e paske tatin po ky lloj llumi duhet zhduk nga dyert e gjykatava. Njerez pa integritet qe ndyrin fytyren e tyre edhe me 5 mij euro dhe aq me keq qe na qenka dhe kryetari i hajduteve te tjere. Ne burg e ka vendin i korruptuari.
Nuk e liruan akoma ???????? Se zakonisht i nxjerrin me arest shtepie se jane te semure
PërgjigjuMe deklaraten per shtyp nuk ka asnje rresht per Arben Lena.
PërgjigjuPo vetem deklarata i ka ngel ktij llumit te korrupsionit. Te pangopur e te korruptuar ishalla qeroheni nga sistemi i drejtesise. Ky eshte hajdut ordiner