Alejandro Toledo

Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg

22 Tetor, 09:52| Përditesimi: 22 Tetor, 09:58

  • Share

Peru-Një gjykatë në Peru ka dënuar ish-presidentin Alejandro Toledo me 20 vjet e gjashtë muaj burg për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas prokurorëve ai ka marrë 35 milionë dollarë ryshfet nga një kompani ndërtimi braziliane, së cilës iu dha një kontratë për të ndërtuar një rrugë në Perunë jugore, shkruan BBC.

Alejandro Toledo, 78 vjeç, ekonomist, që ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Stanfordit, drejtoi Perunë nga viti 2001 deri në 2006.

Ai u arrestua pesë vjet më parë në Kaliforni, ku kishte jetuar dhe punuar për shumë vite, dhe u ekstradua në Peru vitin e kaluar.

Kompania braziliane Odebrecht pranoi se kishte paguar miliona dollarë ryshfet për zyrtarët në të gjithë Amerikën Latine dhe SHBA për të siguruar kontrata qeveritare.

Gjatë procesit gjyqësor, Toledo i mohoi akuzat dhe i kërkoi gjykatës që ta lejonte të vuante dënimin në shtëpi, ndërsa përballej me kancerin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?