BERAT- 4 zyrtarë të bashkisë Dimal dhe 2 punonjës të një kompanie private janë vënë në pranga nga policia pas urdhër-arresteve të lëshuar nga SPAK. Report Tv ka mësuar se janë arrestuar Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat, dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. Gjithashtu kanë rënë në pranga dhe Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie. Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës është lënë në 'Arrest Shtëpie'. Burime bëjnë me dije se masa e ekzekutimit ndaj Palit është ekzekutuar në ambientet e bashkisë së Dimalit mëngjesin e kësaj të mërkure në zyrën e tij. Ndërsa Jance nuk është më punonjëse në bashkinë e Dimalit.
Skema e korrupsionit
Burime bëjnë me dije se shkak janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit. Kjo sepse siç mësohet 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, i impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë.
Hetimet
SPAK arriti në këtë përfundim pas hetimeve që zhvilloi lidhur me denoncimin e bërë nga Petrit Baho. Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.
Personat e arrestuar
Altin Pali (Arrest me burg), Drejtor i Urbanistikës! I Akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vali Jançe (Arrest shtëpie) Shefe e Urbanistikës në kohën e kryerjes së veprës penale. E akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Agim Cuni (Arrest me burg), aktualisht specialist te Emergjencat, ish Shefi i IKMT në kohën e kryerjes së veprës penale! Akuzohet për ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Arben Guraj (Arrest me burg), Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. I Akuzuar për “Shpërdorim Detyre”.
Arjan Demiraj (Arrest në burg), inxhinier pranë një shoqërie tregtare! I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vait Koshi (Arrest në burg) ekonomist, menaxher i një shoqërie tregëtare. I akuzuar për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Report Tv ka siguruar emrat e tre prej zyrtarëve të arrestuar në Bashkinë Dimal për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
- Altin Pali, Drejtor i Urbanistikës Bashkia Dimal
-Vali Jançe, ish Shefe e Urbanistikës në Bashkinë Dimal
- Agim Cuni, Specialist te Emergjencat Bashkia Dimal
- Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve Bashkia Dimal
Spaku mire e beri po po meret me cironga kur thoshin ca me heret,asnje peshk te madh ne tave deri tani,fijet levizin lart keta poshte jane vetem zbatusit
PërgjigjuShumë "bravo" që i kapët këta të korruptuarit. Po korruptuesit o të korruptuar ku i kini?
PërgjigjuPo bashkine Vlore e keni gje ne liste ....? Urbanistika gjithmone ,e dini vet ju..
PërgjigjuBravo SPAK qe i shojti keto 2000-3000 eurshit se na felliqen pazarin. Shyqyr se e kishim 100 mije e lart.
PërgjigjuVlla 2500-3000 euro per ish Uren Vajgurore eshte sa 100mije ketu ne tirane keshtu qe bursa ne rregull eshte... por thuaj si ka mundesi qe ju funksionojne aparaturat ketyre te spakut deri te ura vajgurore ndersa ketu ne tirane ju zhurmohet sinjali pergjimit :)))