Foto ilustruese

I merrte para bizneseve për të mos i vënë gjobë, arrestohet në Tiranë ish-zyrtari i Tatimeve në Durrës! Në pranga edhe tetë të tjerë, akuzohen për mashtrim dhe dhunë në familje

4 Shkurt 2022, 11:35| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 12:00

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar nëntë persona, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim më herët. Në pranga ka përfunduar Gentian Elezi, 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për korrupsion ndërsa është dënuar me 1 vit burg.

Burime bëjnë me dije se Gentian Elezi, ish-zyrtar i Drejtorisë së Tatimeve në Durrës, dy vite më parë duke shfrytëzuar detyrën u merrte para bizneseve në mënyrë që të mos iu vendosnin gjobë. Ai është filmuar asokohe nga pronari i një biznesi, në momentin kur kërkonte para.

Policia në atë kohë bënte me dije se Gentian Elezi, Artan Kroj dhe Petrit Hoxha, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

SPAK i akuzon tre ish-zyrtarët e Tatimeve për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Përgjimi i telefonave dhe survejimi, zbuloi skemën e zhvatjes së parave të biznesve nga tre të akuzuarit.

Sakaq, Policia e Tiranës ka arrestuar 39-vjeçarin me inicialet Xh.S., i cili akuzohet se duke mashtruar, ka këmbyer kartëmonedha të falsifikuara në një pikë këmbimi valutor. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe 20-vjeçari E.A., i cili ka mashtruar 42-vjeçaren M.S., duke i marrë para.

Ndërsa 36-vjeçari me inicialet E.G., i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar pasi ka vjedhur së bashku me një tjetër pajisje shtëpiake në banesën e E.G. Ndërkohë po punohet për të arrestuar bashkëpunëtorin e tij.

S.L., 33 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Blutë e Tiranës njoftojnë se një 53-vjeçar është prangosur pasi ka dhunuar fizikisht kushërirën e tij.

Sakaq, Policia Rrugore ka arrestuar Sh. Ll., 20 vjeçe dhe G. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi ndërsa O. S., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?