Tiranë- Prokuroria e Tiranës dha sot (15 Tetor) konkluzionet përfundimtare për skandalin gjatë kohës së COVID-19, me korrupsionin e bluzave të bardha me familjarët e pacientëve të prekur nga pandemia.
Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim, për veprën penale të "mashtrimit" të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.
Nga 6 vite burg prokurori Beldar Valikaj ka kërkuar për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, që akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj. Një pjesë e mirë e të pandehurave gjykohen me masa të zbutura sigurie aktualisht.
Skandali "Tire" u publikua për herë të parë në një emision investigativ tre vite më parë (12 Janar 2021) dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjarëve të pacientëve që ishin të shtruar ne spitalin Shefqet Ndroqi, u ka marrë para në kërkim të shërbimit.
Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim
Po ashtu u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj, që ishte me Covid-19. Por pacientja ndërroi jetë dhe skandali doli në dritë pas denoncimit të vajzës së viktimës.
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raporton se procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm, ndaj ka zgjatur edhe në kohë. Pas konkluzioneve të palës së mbrojtjes, Gjykata pritet të shprehet me verdiktin e saj.
Kjo eshte vetem pretenca,vendimi nuk eshte dhene akoma.Denimi qe kerkon prokuroria eshte mjaft i justifikuar,por nje gje me ben pershtypje:Korrupsioni,mashtrimi jane njelloj si per keto sanitare e infermjere,si per ata zyrtare te larte qe jane kapur me pare e po kapen,keto me pak,ata me shume.Perse per keta kerkohen 6-7 vjet burg,kurse per zyrtaret e larte e hedhin me 2-3 vjet?!
Përgjigjulironi mer se ne gjithe boten kush punonte ne shendetsi kan perfituar lek. Covid 19 ishte nje enderr nuk ekzistonte
PërgjigjuKalbi ne burg qelbesirat!
Përgjigju