Ish-kreu i Kadastrës në Berat Ervin Nelaj

Kronikë

Merrte para për regjistrimin e pronave, dënohet me 20 muaj burg kreu i Kadastrës Berat, Ervin Nelaj

27 Shtator 2021, 12:45| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 15:45

  • Share

Kërkonte para për t'i shërbyer qytetarëve si kreu hipotekës në Berat, Ervin Nelaj dënohet me 20 muaj burg, ndërsa i hiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pretencë dorëzuar gjykatës kërkoi 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat Ervin Nelaj, i arrestuar në janar të këtij viti për korrupsion.

Pas hetimeve të 9 mujore, SPAK ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Ervin Nelaj u vu në pranga të policisë, me akuzën e korrupsionit. Ish-kreu i Kadastrës, vetëm 7 muaj në atë detyrë, kishte përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Nelaj prej 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’.

Gjithashtu është dënuar me 2 vite burg  edhe  Xhesika Toto për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, e cila ka marrë gjykim të shkurtra që i bie të kryejë 1.4 vite burg. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?