Bashkia Dimal

Korrupsion në Bashkinë e Dimalit, SPAK mbyll hetimet dërgon për gjykim 6 persona, 4 prej tyre zyrtarë

3 Korrik 2023, 10:36| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 12:13

  • Share

DIMAL- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 persona, 4 prej tyre zyrtarë të akuzuar për korrupsion në Bashkinë Dimal. Prokuroria e Posaçme kërkon gjykimin e 4 zyrtarëve, Altin Pali, Arben Guraj, Valentina Jançe dhe Agim Çunaj të cilët merrnin 3 mijë euro për të dhënë leje ndërtimi dhe favorizonin kompanitë. SPAK ka dërguar kërkesë për gjykim për Arjan Demirin inxhinier dhe Vait Koshin menaxher i një subjekti privat

Detyrat që ushtronin 4 zyrtarët në Bashkinë Dimal

Arben Guraj, ish-përgjegjës në Bashkinë Dimal, akuzuar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”

Altin Pali, ish-Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Dimal, akuzuar për “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Valentina Jançe, përgjegjëse e Urbanistikës në Dimal, akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

Agim Çunaj, ish-përgjegjës i IKMT në Dimal,akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”

Skema e korrupsionit

4 zyrtarët ranë në pranga më 14 shkurt të këtij viti me kërkesë të SPAK. Report Tv zbardhi edhe skemën e korrupsionit në Bashkinë Dimal.

Shkak i arrestimit të 4 zyrtarëve u bënë abuzimet me lejet e ndërtimit. 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, u impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë.

Hetimet
SPAK nisi hetimet për këtë çështje, pas denoncimit të bërë nga Petrit Baho. Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk  kanë pasur si qëllim zgjerimin e  hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?