Albjon Çeku dhe Denis Xholi janë dënuar me një vit burg pasi akuzohen për korruspion në zgjedhjet e 25 prillit në Dibër. Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
Denis Xholi dhe Albjon Çeku u kapën 3 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Maqellarë të Dibrës nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, të cilët thirrën policinë.
Më pas efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.
Asokohe drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu, pretendonte se paratë po shpërndaheshin për të siguruar vota për kandidatin e PS, Melaim Damzi. Këto deklarata u përgënjeshtruan nga Shtabi Elektoral i PS.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, ka reaguar për dënimin e dy eksponentëve të LSI-së me 1 vit burg. Ajo shprehet se është vërtetuar masakra zgjedhore dhe jo vetëm e ka denoncuar blerjen e votave gjatë fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit. Sakaq, ajo thotë se drejtësia është e paplotë pa dënimin e organizatorëve.
"Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit. Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune të përkohëshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër është vetëm maja e ajsbergut. Gjithcka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë. Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë. Për këtë arsye drejtêsia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për çdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve. Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve."-shprehet ajo.
Dy eksponentë të LSI-së u dënuan sot me 1 vit burg, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Ashtu si Dhurata Çupi, edhe deputeti i PD Kreshnik Çollaku tha se janë dënuar vetëm dy ushtar shumë të vegjël të vjedhjes së votave dhe se nuk janë kapur dhe as nuk janë hetuar peshqit e mëdhenj.
"Dënimi me burg i dy prej ushtareve te vegjël te një prej masakrave zgjedhore te blerjes se votave,sigurisht as nuk zgjidh e as nuk garanton rikthimin e normalitetit demokratik ne vend. Dënimi nuk është garanci e vullnetit politik te maxhorances e as organeve te drejtësisë për ta ndëshkuar këtë kancer social te vjedhjes se votave e vullnetit te qytetareve. Dënimi i dy prej aktoreve minor te kësaj historie te ndyre e primitive për Shqipërinë e 2021 është nga ana tjetër një shenje po aq minore se pas presionit publik te betejës opozitare dhe reagimit qytetar dhe atij ndërkombëtar kundër këtij fenomeni diçka po leviz. Sot edhe pse nuk kemi sigurinë nëse është e sinqerte apo propagandistike ,një lëvizje e tille duhet përshëndetur dhe inkurajuar,duke mos harruar se peshqit e mëdhenj dhe peshkaqenët e blerjes se votave,grabitjes se pushtetit te votuesve dhe legjitimitetit popullor ne qeverisje janë ende ne det te hapur e te pa prekur", shkruan Çollaku.
Deputetja e PD ka reaguar për dënimin e dy të rinjve eksponentë të LSI-së me 1 vit burg, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Deputetja Dhurata Çupi shprehet se jo vetëm e ka denoncuar blerjen e votave gjatë fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.