Korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, nis gjyqi për Memollën! Kryebashkiaku i Rrogozhinës: Gati të përballem me drejtësinë

20 Qershor, 10:59| Përditesimi: 20 Qershor, 12:50

  • Share

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e parë për kryebashkiakun socialist Edison Memolla, ndaj të cilit ka nisur gjykimi për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022. Vetë Memolla ishte i pranishëm në seancën, ndërsa në një prononcim për mediat, kryebashkiaku i Rrogozhinës tha se është gati të përballet me drejtësinë.

“Isha si dëshmitar. Jam i gatshëm te përballem me drejtësinë për të provuar pafajësinë”, tha Memolla.

Gjykata caktoi datën 23 korrik në ora 13:00 për seancën e radhës ku avokatët do të paraqesin provat e tyre dhe më pas do të jepen konkluzionet e SPAK. Akuza ndaj Memollës u ngrit pasi u transmetuan regjistrime bisedash për favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Rasti u denoncua 2 ditë para zgjedhjeve, ku Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërpriste dritat një familjeje debitore sa t’i merrte votat. Madje i konfirmonte se do ja kryente vetë ai një muaj pagesë, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mos penalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime sa të kalonin zgjedhjet.

Përveç korrupsionit zgjedhor, MeMolla po hetohet nga SPAK edhe për pastrim parash, pasi akuzohet se ka abuzuar me fondet e rindërtimit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?