Henri Çili

Korrupsion tek funksionarët e drejtësisë? Hetimet për Henri Çilin regjistrohen në SPAK

4 Mars 2020, 14:24| Përditesimi: 4 Mars 2020, 14:26

  • Share

TIRANE - Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit (SPAK) dhe korrupsionit regjistron zyrtarisht dosjen ‘’Mezhgoran’’ e transferuar nga Përmeti për botuesin Henri Çili dhe pjesëtarët e tjerë të dyshuar për korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Të dielën Gjykata e Përmetit shpalli moskompetencën për një pjesë të kësaj dosje, ndërsa dyshimet për përfshirje dhe ndikim tek funksionarët e drejtësisë për të gjykuar me përparësi dosjen e vëllezërve Aliko dhe Feti Yzeirajt do të hetohen tashmë nga SPAK.

Burime nga SPAK bënë me dije se brenda javës së ardhshme do të ribëhen masat e sigurisë për të proceduarit në këtë hetim mes tyre dhe ajo për botuesin Henri Çili.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?