Gjyqtari Shkëlqim Miri

Kronikë

Korrupsioni 30 mijë euro, nis gjyqi te Krimet e Rënda për gjyqtarin e Shkëlqim Miri

9 Korrik 2018, 13:38| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 13:40

  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda ka hapur procesin ndaj gjyqtarit të Apelit të pezulluar dhe marrë të pandehur për korrupsion, Shkëlqim Miri.

Vetë Miri nuk ka qenë i pranishëm në seancën e parë, ndërsa gjithçka u shty për pas 2 javëve, pasi prokurori Arnec Çela kërkoi kohë të njihet me dosjen.

Miri akuzohet se në bashkëpunim me të afërmin e tij, Kujtim Miri, u përfshi në një mitmarrje prej 30 mijë euro për të dhënë një vendim gjyqësore në favor të Gentian Dodës.

Vetë ai ka mohuar akuzat, ndërsa togat e zeza pranë Krimeve të Rënda kanë rrëzuar 5 herë kërkesën e Shkëlqim Mirit për të ndryshuar masën e arrestit me burg në hetim në gjendje të lirë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?