Kronikë
Top 24

Korrupsioni 'djeg' 25 punonjës të Hipotekave e ALUIZNI-t, Gjonaj: Asnjë tolerim!

17 Qershor 2018, 11:33| Përditesimi: 17 Qershor 2018, 15:26

  • Share

Masat antikorrupsion që kanë ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin rezultatet e para konkrete. 25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.

Gjatë takimeve të zhvilluara në njësitë administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, “Puna për Shqipërinë që duam”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndarë me banorët e këtyre zonave masat e marra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit.

Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Në rolin e Koordinatore Kombëtare antikorrupsion Gjonaj është ndalur në veçanti në përbërjen dhe funksionim e Task Forcës antikorrupsion duke thënë:

Një ndër mekanizmat që është ngritur për të kapur dhe për të luftuar rastet e korrupsionit është pikërisht Task Forca kundër korrupsionit. Task forca ka në përbërje të saj Drejtorinë e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe një sërë drejtorish apo agjencish të tjera, të pavarura, të cilat të gjitha së bashku, në mënyrë ndërinstitucionale do të bëjnë të mundur që të gjitha zyrat e shtetit ku ofrohet shërbim të kapin rastet abuzive të kryera nga punonjësit e Administratës Publike.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë ju ka kërkuar banorëve që jo vetëm të mos pranojnë të japin ryshfet, port ë denoncojnë çdo rast kur punonjësit e administratës u kërkojnë shpërblim për shërbimet publike që ua garanton shteti pa pagesë.

Ju lutem mos pranoni të jepni ryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe personalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk tolerohet as edhe një.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shkodran tana i ban: 17/06/2018 20:24

    Hajde ne shkoder se te njohin pronesin por ste japin tapin. Vec me lek ka shku puna ose me qene antare partie me post.

    Përgjigju
  • enea: 17/06/2018 19:07

    Emin Barci po ben namin te FAFI! Emini Lepiresi i Ahmetajt, o sa turp, madje komandon edhe FAFIN edhe ATK_ne!

    Përgjigju
  • andi: 17/06/2018 19:06

    shiko burgjet se e ke ish drejtorin e policise ate LSI stin e Manjanit, ate Koshajn akoma ne pune, ate bej ti mos u merr me te tjeret!

    Përgjigju
  • bleona: 17/06/2018 15:08

    Duhet thene qe kane ndryshuar gjerat ne hipotek dhe aluizn dhe me kto levizjet nga detyra ja u kane mbledhur atyre qe nuk ven aty per te punuar.

    Përgjigju
  • Felia: 17/06/2018 14:49

    Me vjen mire qe po e ndryshon sistemin e pronesise se ishte ber nje grop e madhe korrupsioni e askujt nuk ja ndjente per asnje.

    Përgjigju
  • Agimi: 17/06/2018 14:48

    Kur nuk ke deshire dhe vullnet per te punuar dhe sherbyer popullit do hapesh krahun se nuk eshte me koha e LSI te hash e te vjedhesh.

    Përgjigju
  • Zonja: 17/06/2018 11:55

    Gjonaj kthe koken nga hipoteka e L.S.Ise ne SHkoder se na mbyten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?