Iljaz Labi, ish zv/drejtor i Burgjeve

Kronikë
Top 24

Korrupsioni me tenderat e ushqimeve në Burgje, shtyhet sërish seanca për Iljaz Labin

29 Tetor 2018, 10:53| Përditesimi: 29 Tetor 2018, 11:22

  • Share

TIRANË- Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore në Apelin e Krimeve të Rënda për Iljaz Labin, ish/zëvendës drejtorin e burgjeve.

Më 12 korrik, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 3 vite burg Labin, ndërsa ish-drejtori i burgut Artur Zoto u la i lirë nga Apeli, pasi sipas avokatit të tij gjithçka ishte një mashtrim i të penduarit  Iliaz Labi.

Kjo nuk është hera e parë që shtyhet seanca për Labin. Herën e fundit, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu vendimin për Labin pasi avokatët e tij mbrojtës mungonin në seancë. Mungesa e tyre solli gjobitjen me 50 mijë lekë të vjetra për shtyrje të procesit.

Përveç Labit, biznesmeni Shemsi Sinani, është dënuar me 4 vite burg, ndërsa biznesmenët Elidon Laska, Nexhmi Balla dhe Ylber Kalaja janë dënuar me 3 vite burg secili.

AKUZA

Dy ish-zyrtarët u përfshinë pak muaj më parë në skandalin e tenderave të vezëve dhe bulmetit në burgje.

Labi akuzoi ish-drejtorin Artur Zoto për korrupsion në lidhje me tenderat e ushqimeve vezë dhe bulmet. Për këto ushqime për të burgosurit, Labi ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani në një lokal në bllok dhe ja ka çuar ato në zyrë ish-eprorit të tij Artur Zoto.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?