Iljaz Labi, ish zv/drejtor i Burgjeve

Kronikë
Top 24

Korrupsioni me tenderat e ushqimeve në Burgje, Gjykata shtyn vendimin për Iljaz Labin, dënon dhe avokatin

18 Qershor 2018, 12:41| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 13:57

  • Share

Pas dënimit të ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto me 5 vite burg për korrupsion me tenderat, Gjykata e Krimeve ka shtyrë vendimin sot për ish vartësin e tij, Iljaz Labi. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Labit. Gjykata ka dënuar me 50 mijë lekë të vjetra avokatin për mungesa të përsëritura, të cilat janë bërë shkak për shtyrjen e procesit.

Seanca e radhës është caktuar për në datën 29 qershor 2018. Labi gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi pranoi akuzat e korrupsionit me tenderat e vezëve dhe bulmetit në burgje, në bashkëpunim me Artur Zoton, ish-drejtor i Përgjithshëm. Labi dhe Zoto janë përballur mes tyre në gjyq. Në një prek ballafaqimeve, Labi ju drejtua Zotot me fjalët “Pranoje atë që kemi bërë, mos ki frik e turp, për mua kanë thënë edhe spiun por kjo ska lidhje ne shkeljen e bëmë të dy ndaj pranoje”.

Ka qenë dëshmia e të penduarit Iljaz Labi që hodhi dritë se për tenderin e ushqimeve vezë dhe bulmet për të burgosurit ai ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani në një lokal në bllok dhe ja ka çuar ato në zyrë ish eprorit të tij Artur Zoto.

Komento

Komente

  • Ben: 18/06/2018 17:43

    50 mije te vjetra per nje shtyrje procesi? A jeni ne terezi? Dmth me 600mije ky rrota ben palle tere vitin-Ah mjere kjo Shqiperi ku cdo kush vjedh pa hesap e zvarrit ligjet sic ju do qefi! Labi eshte njeriu me i degjeneruar jo me pak fajtor se Zoto- te dy duhet te denohen sa me pare nga drejtesia! Po beni o njerez shtet se ngelet me te prapambeturit ne bote! TURP!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?