Korrupsioni në Morinë, SPAK mbyll hetimet! Çon për gjykim për 34 persona, mes tyre 32 policë! Fitonin deri në 8 mijë euro në ditë për të kaluar njerëz e mallra

26 Tetor 2022, 08:58| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 12:04

  • Share

SPAK ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës dhe kërkon gjykim nga GJKKO për 34 persona, mes tyre 32 policë me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin. Ata akuzohen për veprat  penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj. 

Gjatë hetimit janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas. 

Report Tv ka raportuar më parë se nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Edhe video ekskluzive e siguruar nga Report Tv tregonte mënyrën sesi grumbulloheshin efektivët e arrestuar dhe ndaheshin paratë ndërmjet tyre. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

32 personat për të cilët është kërkuar gjykim janë:

-Fran Kacorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Atli Jashari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
-Lahert Sulo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Ani Hoxholli, i akuzuar kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Emilton Asllanaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Halim Shehu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.
-Arben Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Arjan Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Dashnor Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Elidjana Toçila, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Endrit Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Fatri Iseberi,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.
-Fatri Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Artan Redhaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Gëzim Duraku (Gjuta), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Haqif Halilaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Kapllan Dogjani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Mimoza Shahinaj (Ismaili), e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Muhamet Cengu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Rezarta Lako, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Urim Lami, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Vehbi Nerguti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Vojsava Selmani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Xhuliana Maksutaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Ylber Hoxha (Istrefi), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Bedri Duraku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Avni Tërshalla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Arben Goçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Reni Dokolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Shpëtim Cenaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Sulë Onuzi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.
-Klevis Salkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
-Xhafer Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.
-Sazan Ibra, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Në përditësim...

1666767824_frankacori.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dada: 26/10/2022 09:23

    Dergoni Bershine Meten po ju a mbati se po pagueni me page sa te gjithe pesnionistat si fond

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?