Ura e shembur në Genova

Bota

Korrupsioni në ndërtim dhe cilësia e dobët, në 5 vitet e fundit 10 ura të shembura në Itali

15 Gusht 2018, 19:30| Përditesimi: 15 Gusht 2018, 19:43

  • Share

Ura që i dha zgjidhje shumë vite më parë trafikut, dje i mori jetën dhjetëra personave në Genova të Italisë. Por kjo nuk ishte tragjedia e parë që tronditi Italinë, pasi në 5 vitet e fundit janë shembur 10 ura. Kështu duke nisur nga viti 2013, është e gjatë lista e incidenteve, me ura të shembura e me dhjetëra viktima të numëruara. Shkaqet dhe skenari është po i njëjtë, struktura të vjetra, beton dhe fonde të pamjaftueshme e të keqmenaxhuara për rikonstruksionin e tyre. Kështu rasti më i fundit ura Morandi, e cila sipas raportimit të medieve italiane, kishte nisur të shfaqte problemet e para. Kjo urë është ndërtuar 51 vite më parë.

Lista e urave të shembura gjatë 5 viteve të fundit

6 gusht 2018-Si pasojë e shpërthimit të një autocisterne, u rrëzua ura në autostradën A1-A14. Bilanci: një i vdekur dhe 145 të plagosur.

9 mars 2017-Rrëzohet mbikalimi në auostradën A14, mes Loretos dhe Ankonas. Bilanci: shumë makina mbetën poshtë gërmadhave, 2 persona humbën jetën e dy të tjerë u plagosën

18 prill 2017-Shembet një rrugëdalje në unazën e Fasanos, provincë e Cuneos. Struktura ishte ndërtuar në vitet ’90 dhe u inagurua në 2000. Për fat, nuk u shënuan viktima pasi askush nuk po kalontë në këtë rrugë.

23 janar 2017-Një urë shembet në Kalabri. Nuk ka persona të vdekur.

28 tetor 2016-Shembet mbikalimi në Annone, provincë e Leccos. Ura u rrëzua për shkak të kalimit mbi të, të një kamioni me 108 ton celik, tej kapaciteteve mbajtëse të saj. Një 68 vjecar humbi jetën.

10 prill 2015-Për shkak të një rrëshqitjeje të shkaktuar nga moti i keq rrëzohet një kolonë mbajtëse në autostradën A19 Palermo-Catania. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

25 dhjetor 2014-Rrëzohet ura Scorciavacche në autostradën Palermo-Agrigento. Ishte inauguruar në 23 dhjetor të po këtij viti. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në këtë incident.

7 korrik 2014-Shembet një pjesë e rrugës Petrulla, në autostradën 626 mes Ravanusas e Licatas, provincë e Agrigento. 4 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë mbetën të plagosur

18 nëntor 2013-Në Sardegna si pasojë e përmbytjeve shembët një urë në rrugën rurale, Oliena-Dorgali. Një oficer policie humbi jetën ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

22 tetor 2013-Për shkak të një stuhie, shembet ura në Carasco, provincë e në Ligurias, 2 persona humbën jetën.

Komento

Komente

  • erik: 16/08/2018 09:11

    te paren e cilesoni si kurruptive?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?