Mjekja dhe infermierja që u shoqëruan dje në polici janë marrë në pyetje dhe do të hetohen në gjendje të lirë. Mbrëmjen e djeshme u shoqëruan pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti së bashku me mjekun reanimator Fitim Marku, i cili ndodhet pas hekurave.
Ka qenë një person i infiltruar, i cili i dha para në shumën e 20 mijë lekëve të reja, që çuan në prangosjen e mjekut Marku.
Kamerat filmuan momentin kur efektivët shoqërojnë me pranga në duar, mjekun Marku drejt makinës civile të uniformave blu për ta dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Mjeku reanimator u arrestua ndërkohë që ishte në krye të detyrës.
Sipas hetimeve, mjeku Marku së bashku me mjeken dhe infermieren që po hetohen në gjendje të lirë merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Hetimet vazhdojnë - thotë prokuroria - për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.
Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e mjekut Fitim Marku te Spitali i Traumës duke thënë se u vu në pranga si kartel droge ndërsa hedh akuza ndaj qeverisë se me paratë e shqiptarëve furnizon korrupsionin masiv me inceneratorët.
Kryemadhi u shpreh se shqiptarët po harxhojnë më shumë për tu kujdesur për shëndetin ndërsa është korrupsioni është rritur por sërish fajin e gjen tek qeveria. Sipas Kryemadhit, duhet të rriten pagat e mjekëve në mënyrë që të mos marrin ryshfet nga qytetarët.
“Dje qeveria ka arrestuar një doktor për korrupsion, ndërkohë që vazhdon të furnizojë me paratë e shqiptarëve korrupsionin masiv me inceneratorët. Doktori u arrestua si kartel droge, kurse qeveria drejton një kartel korrupsioni nga zyrat e taksapaguesve.
Absurdi i shëndetësisë falas të Ramës, është se sot shqiptarët po harxhojnë më shumë për tu kujdesur për shëndetin dhe korrupsioni është rritur. Duhet dhënë fund korrupsionit në shëndetësi, por kjo kërkon trajtim me pagë dinjitoze.
Duhet të rrisim pagat e doktorëve, mësuesve, administratës, që ata të mos kenë nevojë për të parë qytetarët nga duart. Të gjithë shqiptarët kanë nevojë për paga më të larta, ndaj vendi ka nevojë urgjente për të krijuar më shumë vende pune të mirëpaguara, çfarë do të ndalonte edhe emigrimin masiv.
Të arrestuar duhet të jenë qeveritarët e inceneratorëve, jo doktorët, mësuesit e profesionistët”, shkroi Kryemadhi.
Nje pyetje kam per Moniken:Bashkeshorti juaj,Ilir Meta,ishte qe kur filloi demokracia ne postet me te rendesishme te shtetit,me nje karriere stellare dhe me rroga koresponduese per postet qe ka patur,qe as nuk mund te krahasohen me ato te nje drejtori spitali,jo me nje mjek te thjeshte qe jo e jo, e megjithate e kerkoi 7% ne videon e D.Priftit,per te mos folur per te tjera gjera qe po hetohen nga SPAKU.Sipas jush sa duhet te jene rrogat e mjekeve por dhe Likes qe te mos vjedhin,ose te mos kerkojne rryshfet?????
PërgjigjuKjo krye hajdutja kokmadhja po na mbush mendjen me kasapet e mjekesise, risni pagat thote mos i kerkojme para pacienteve ta lere punen po nuk i leverdisi ska nevoj spitali per kasap te tille qe shperdorojn detyren
PërgjigjuMori 20 mij lek se i sherbeu njerit i mbylli nje plage . Ndersa ata qe bejn tendera skandaloz qe humbin jeten qytetaret shqiptare per faj te projektuesit apo munges ndricimi etj etj vazhdojne marin tendera akoma vjedhin me sakte . Turp turp sa poshte ke ra o ed rama bashk me ate gallofin qe ke vu minister MB . Fare e keqe turp tju vij o klysha . Haram haram
PërgjigjuSi ska turp kjo polici gjoja e shtetit. Ne fakt jane policia politike e qeveris te rradhes…. Ketej mbushin xhepat nga kriminelet dhe flen me ta ketej ngren kurthe per mjeket dhe te zakonshmit. Rame deshtaku do mbahet mend per shumkateshet pa kriter dhe shemtine e Tiranes dhe Shqiperise se gjithcka tjeter e vodhi dhe e shkaterroi.
PërgjigjuGjoja se po luftojmë korrupsionin,qeveria e din shum mir si asht katandis mjeksia,por i leverdis,asnjëherë se kemi ndigju ministren me fol per korrupsionin ne mjeksi,ose te behet ndonjë mbledhje e gjere per kete problem,ministrja per gazetare asht shum e mir,per ministre shum larg.
PërgjigjuShum zhurme per asgje...pas nje jave esht prap ne detyre...rroft korrupsuoni ne ket vend
Përgjigju