SPAK dhe uniformat e policisë

Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, SPAK kërkon nga 1 vit e gjysmë burg për 9 të akuzuar! Pritet vendimi i GJKKO

3 Dhjetor 2021, 16:07| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 16:12

  • Share

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur procesin për Edlira Naqellarin dhe  ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë.  Procesi është mbyllur sot me pretencën e SPAK për 10 të pandehurit.

SPAK ka kërkuar nga 1.5 vite burg për 9 të akuzuar, ndërsa për një kërkuar vetëm shërbim prove. Është kërkuar burg për Edlira Naqellari; Flutura Cerkezi; Ani Omuri; Klevis Hasani; Kreshnik Bejkaj; Fatmir Demneri; Mariglen Buzali; Gezim Mingaj dhe Anisa Bogdani. Ndërsa për Aurora Mullën është kërkuar vetëm shërbim prove.

Nëse dënohen nga GJKKO të gjithë do të vuajnë nga 1 vit burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara  Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj u lanë në burg nga Apeli i GJKKO, si dhe u caktua 'arrest shtëpie'  për Anisa Bogdanin. Ata u akuzuan për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrikku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me ish-zyrtarët e tjerë. Këto arrestime u bënë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK përgjoi dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.  

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?