Kronikë
Top 24

Korrupsioni, përfundojnë hetimet për gjyqtarin Shkëlqim Mirin, dosja në gjyq

26 Prill 2018, 12:28| Përditesimi: 26 Prill 2018, 15:31

  • Share

Pas hetimeve disamujore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, tashmë gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri do përballet në gjykatë me akuzat. Miri u përfshi në korrupsion për dhënien e një vendimi kundrejt ryshfetit 30 mijë euro. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka çuar dosjen për gjykim. 

Ndaj Mirit rrëndon akuza e korrupsionit. Shkëlqim Miri u arrestua më 10 nëntor 2017 pas vendimit që çoi në lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje të dyfishtë në vitin 1998. Gentjan Doda dyshohet se pagoi shumën e 30 mijë eurove te gjyqtari dhe përfitoi lirinë nga ky i fundit. Ai është shpallur ndërkohë në kërkim ndërkombëtar. 

E njëjta akuzë, ajo e korrupsionit rëndon edhe ndaj Kujtim Mirit, i aferm i gjyqtarit Shkëlqim Miri i cili sipas Prokurorisë ishte ndërmjetës për paratë. Në momentin e arrestimit, gjyqtarit iu gjetën në banesë mbi 30 milionë lekë të reja të padeklaruara. Shuma e parave është sekuestruar, ndërsa Miri ka deklaruar se ato janë të një të afërmi të tij për blerje prone.  

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?