Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për arrestimin e Erion Veliajt në intervistën për revistën gjermane ZEITmagazin.
Ai tha se një qeveri nuk gjykohet nga fakti se sa anëtarë janë në hetim për korrupsion, ndërkohë Veliaj aludon se hetimi i'u bë për t'a eliminuar politikisht.
'Unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla. Për dekada, përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse dhe të ofrohej mbështetje politike në përputhje me rrethanat. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit, ku ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912.
'Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë. Lufta jonë kundër korrupsionit është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë', tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama për revistën gjermane: Në shtëpi kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë! Projekti i Kushner po ecën! Si i shpëtova sulmit në '97-ën
S.B/ReportTv.al
