Iljaz Labi

Kronikë

Korrupsioni te Burgjet, shtyhet seanca për ish-nëndrejtorin Labi

5 Prill 2018, 09:44| Përditesimi: 5 Prill 2018, 09:45

  • Share

Është shtyrë sot seanca gjyqësore ndaj ish-nëndrejtorit të Burgjeve, Iljaz Labi. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit të çështjes.

Ish-nëndrejtori i Burgjeve u arrestua së bashku me katër biznesmenë për korrupsion te burgjet, ndërsa katër ditë pas arrestimit të tyre dha dorëheqjen edhe drejtori i Burgjeve, Artur Zoto.

Pak kohë më vonë, edhe Zoto ra në prangat e policisë dhe së bashku me Labin vijojnë të përballen me drejtësinë. Ata akuzohen se kanë abuzuar me tenderat e ushqimit për të burgosurit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?