Korsitë e biçikletave në Tiranë, projekti i studios holandeze parashikoi 52 km, Bashkia: Kemi ndërtuar 33 km korsi deri tani

6 Dhjetor 2020, 17:09| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 17:14

  • Share

Në karantinë, mungesa e transportit shtoi më tepër përdorimin e biçikletave në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një studio holandeze ka hartuar një studim i cili parashikon ndërtimin e 52 kilometra korsi biçikletash, e deri tani sipas drejtorit të transportit pranë Bashkisë Enton Panavias janë ndërtuar 33 km.

“Bashkia e Tiranës bëri një projekt të plotë lidhur me korsitë e biçikletave me asistencën e një studioje holandeze dhe ishin planifikuar 52 km për t’u ndërtuar në qytetin e Tiranës. Jo vetëm thjeshtë për t’u ndërtuar si korsi biçikletash me sinjalistikë por për të ndërtuar korsi biçikletash të cilat janë të sigurta, ashtu siç ju i keni parë dhe i keni shembull në qytet sot. Le të themi që deri tani përafërisht janë ndërtuar 33 km të korsive të biçikletave dhe pjesa tjetër është e planifikuar në vijim pasi janë rrugë të cilat kërkojnë vlerësim të shumë detajeve dhe kushteve të sigurisë lidhur me kryqëzime apo dhe kushteve të kapacitetit të rrugës përsa i përket mënyrës se si do të menaxhohet trafiku.” - tha Panavia

Panavia tha se gjatë kësaj periudhe pas ndërtimit të korsive të biçikletave, fokusi është tek siguria rrugore por edhe vijimi i promovimit të përdorimit të dyrrotakëve. Ndërsa projekti i ardhshëm është ndërtimi i stacioneve të biçikletave.

“Edhe një element tjetër shumë i rëndësishëm është dhe promovimi i lëvizjes me biçikleta. Dhe ky promovim ka një element të saj që janë stacionimet e biçikletave. Përgjatë gjithë kësaj periudhe ne nuk kemi bërë pengesë. I kemi trajtuar me shpejtësi të gjitha kërkesat e institucioneve të ndryshme, subjekteve të ndryshme të cilat kanë kërkuar stacionime biçikletash pranë vendqëndrimeve të tyre në rrugë apo në vend parkimi. Për këtë, deri tani jemi duke e vlerësuar dhe do të jetë në vijim jo vetëm sipas kërkesës së subjekteve të ndryshme por do të jetë një projekt i plotë lidhur me stacionimet e biçikletave” - deklaroi Panavia.

Korsit e biçikletave

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • andi: 06/12/2020 22:32

    mezi presim te vije pasardhesi i ketij plehut ti zhduki korsite e pavlerave te bicikletave. bicikleta eshte mjet sporti e jo transporti. ne hollande e perdorin nga zorbelaja nderkohe qyteti jone do parkingje dhe rruge te gjera. don korsi emergjence dhe nje pleh (si lali) me pak

    Përgjigju
  • Turi: 06/12/2020 19:34

    Tirana duhet te kete 8 parkingje te medha me kate,,me pagesa simbolike per makinat sepse rruget po zihen nga korsite e bicikletave,,,erioni ka pasur dhe nje mundesi tjeter ,,qe te bente parkimin e makinave ne rruge me pagese 1000 leke/ora dhe te bente korsine e bivikletave ne rruge...keshtu sic e ke bere erion as makina e pastrimit nuk arrin dot te hyje ne cepat e rruges se nuk e lene ata shkopinjte plastik...

    Përgjigju
  • RROTALIBRI: 06/12/2020 19:03

    Korsia ma e sigurte e bicikletave ne Tirane qe ke pak ma shume siguri per jeten asht si rasti i trotuarit tek Lana,rruga e Kavajes dhe bulevardi Zogu i Pare,pra kur ngrihet me bordure nga niveli i asfaltit ku levizin shoferat pijanece dhe shoferat garipa me nje dore timonin e nje dore celularin e leshit.

    Përgjigju
  • Biçikleta: 06/12/2020 17:18

    33 km korsi biçikletash ku jane ??!! Por , ajo qe eshte me e rendesishme, eshte se keto korsi po shfrytezohen nga motoret deliveri, gjithashtu ne shume korsi jane hequr sinjalistikat dhe jane shnderruar parkime per supermarkete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?