Kosova & Rajoni

Kosova 4 muaj pa parlament/ Dili për Report TV: Albin Kurti është i papërgjegjshëm dhe shkaktar i situatës! Do dështojnë edhe në zgjedhjen e presidentit

4 Qershor, 13:31| Përditesimi: 4 Qershor, 13:52

  • Share

Kosova është duke kaluar një krizë të thellë institucionale, teksa për katër muaj rresht Kuvendi nuk është konstituuar, duke kaluar në një paralizë politike. Së fundmi ka dështuar edhe seanca e 26-të parlamentare për konstituimin pas zgjedhjeve vendore të shkurtit.

Në një intervistë për Report TV, analisti nga Kosova, Visar Dili, shprehu shqetësimin e tij për këtë situatë, që sipas tij është jo vetëm komike, por edhe jashtëzakonisht shqetësuese për funksionimin e shtetit.

'Është komike dhe shumë shqetësuese që po tentojmë ta marrim me sportivitet, një pjesë, pasi po flasim për institucionin më të lartë shtetëror në Kosovë, që është Kuvendi, pa të cilin shteti absolutisht nuk funksionon. Nuk miratohen ligje, nuk miratohet buxheti, nuk miratohen as gjërat më të nevojshme dhe kështu ngecim pas në të gjitha drejtimet.' tha Dili.

Ai theksoi se ky ngërç është shkaktuar nga 'kokëfortësia individuale' e krerëve të partive politike dhe 'inatet personale' të palëve politike.

'Ne jemi shumë të varur nga politika dhe kur politika nuk funksionon, as ne nuk funksionojmë.'- vijoi ai.

Dili paralajmëroi sfidat që priten në të ardhmen e afërt, me zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë, ku sipas tij do të bëjë që edhe zgjedhja e presidentit të ri të jetë një tjetër problem i madh.

'Zgjedhjet e kaluara kemi ardhur të sanksionuar nga BE-ja dhe t’i shtojmë kësaj pjese tashmë, ku mos të harrojmë se ne kemi zgjedhjet lokale në vjeshtë dhe pastaj. Pastaj do të kemi dhe një palë zgjedhje, se patjetër me këtë mos unifikim të partive politike, pasi shihet qartë se zgjedhja e presidentit të ri apo presidentes së re do të jetë një problem.' tha Dili.

Më tej ai tha se përgjegjësia dhe shkaku i kësaj krize është qëndrimi që mban Kryeministri Albin Kurti në lidhje me situatën e krijuar.

'Kjo e gjitha ka të bëjë kryekëput me Albin Kurtin. Megjithatë, ai ka dëshmuar edhe në legjislaturën e kaluar se është një person i padëgjueshëm, që në njëfarë forme tregon pjekuri politike të ulët dhe bashkëpunim politik të dobët, dhe kjo na ka sjellë në hendekun ku jemi tani.'- përfundoi analisti.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • roni: 04/06/2025 15:01

    Shpellarët që përkrahin plerën Kurti janë si malokëria që i shkojnë pas Sali non gratës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?