Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas mediave kosovare, nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia duhet të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.
Gjithashtu nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, qytetarët me leje qëndrimi e leje qëndrim të përkohshme që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve duhet të dëshmojnë gjendjen e tyre shëndetësore me anë të tamponit, në të kundërtën detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.
Masat e tilla mos te merren edhe per Shqiperine dhe ndaj qytetareve shqiptare nga do jane e ngado vijne.Kosova e Shqiperia jane, fatkeqesisht dy shtete, te nje kombi, nje gjuhe,nje flamuri e nje abetareje.Shqiperia per shqiptaret e Kosoves, eshte shteti AME te e cila te bijete dhe bijat nuk duhet shkuar me ligje e rregulla nderkombetare.Kjo,sic po veprohet nga Qeveritaret kosovare, po deshmon te thenat e Rilindasve tane te mdhej.Armiku i shqiptareve jane vete shqiptaret,Te nena qofte e semuar,qofte e varfur,qofte e mire e qofte e lige,Te bijet i shkojne pas dhe e duan se Nena i lindi dhe te Nene Shqiperise e epr Nene Shqiperine, jemi gjithe shqiptaret
Përgjigju