Operacioni i Policisë së Kosovës

Kosova & Rajoni
Top 24

Kosova pranon kërkesën e Erdogan, arreston 5 gylenistë

29 Mars 2018, 10:55| Përditesimi: 29 Mars 2018, 11:21

  • Share

Pesë drejtues të kolegjit “Mehmet Akif” janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë dhe në Gjakovë. Të arrestuarit janë shtetas turq, të identifikuar nga Turqia si përkrahës të Gulenit, kundërshtarit të Erdoganit.

Përmes një njoftimi për mediat kolegji “Mehmet Akif'” ka njoftuar se sot në mëngjes janë arrestuar në mënyrë misterioze drejtori i institucioneve "Gulistan" Mustafa Erdem ,zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan,  shkruan zëri.info.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës "Mehmet Akif", dhe ka  bërë të ditur se aktualisht shtetasit turq po mbahen në divizionin për të huaj, derisa të përfundojnë procedurat e deportimit në Turqi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?