Kosova 'bojkotoi' Tirana diplo2024'! Hasani kërkon takim me homologen Donika Gërvalla, do të mbahet në Lubjanë

29 Gusht, 12:29| Përditesimi: 29 Gusht, 14:34

  • Share

Kosova duket se ‘bojkotoi’ konferencën treditore Tirana diplo2024’ ku ishin të ftuar ambasadorë shqiptarë dhe konsuj të përgjithshëm shqiptarë. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Lugina e Preshevës ku pati përfaqësi politike, Kosova u përfaqësua nga një profesor.

Në konferencën për median, Ministri i Jashtëm tha sot se Prishtina ka qenë e ftuar por ‘fat të keq të pushimeve përfaqësimi nuk ishte ai që ne prisnim”

Kjo duket që nuk ka lënë shije të mirë tek qeveria prandaj ministri i jashtëm do të organizojë një takim me homologen Donika Gërvalla në Lubjavë

Pyetje: Dua të ndalem tek paneli që ju kishit vetëm për rajonin, aty kishte përfaqësues politik nga Maqedonia e Veriut dhe nga Mali i Zi dhe lugina e Preshevës dhe Kosova u përfaqësua nga një profesor i nderuar dhe jo nga një përfaqësues politik. Ishte zgjedhja juaj?

"Prishtina ka qenë e ftuar dhe për fat të keq të pushimeve përfaqësimi nuk ishte ai që ne prisnim. Por unë ditën e hënë do të kem një takim me ministren Gërvalla, ka kërkuar takim në Slloveni, në Lubjavë dhe padyshim që ne do të vazhdojmë pikërisht të diskutojmë ato çështje që i kemi pasur në agjendën tonë që i kemi pasur edhe më parë, tha Hasani. 

Ngrihet drejtori e re në Ministri për shqiptarët e rajonit

Ndërkohë me ligjin e ri të shërbimit diplomatic do të ngrihet një strukturë e re në Ministrinë e Jashtme ku në fokus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon…”

Pyetje: A do të jetë në fokus e kësaj strukture edhe shqiptarët e Kosovës?

"Tirana ka një fokus të vazhdueshëm të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe këtë e ka pasur dhe në ditët e veta më të vështira. Temën e parë të bisedimeve ka pasur situatën e shqiptarëve në rajon duke filluar me Kosovën dhe ata të Maqedonisë së Veriut. Kombi amë është Shqipëria e për këtë janë të gjithë të qartë dhe kemi edhe mbështetjen e plotë e të gjithë faktorëve shqiptar që janë angazhuar në rajon. Kjo është një drejtori që do të merret me punën e të gjithë njerëzve që janë të angazhuar dhe për nevojat dhe shqetësimet që ato kanë. Në rastin e  Kosovës ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe kjo drejtori do të ndihmojë edhe kolegët në Kosovë për ato sfida që ata kanë marr përsipër" tha ministri i Jashtëm Hasani. 

Konferenca 'Tirana Diplo 2024' 

Nga 26-28 gusht në Tiranë u mbajt Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ku u diskutua mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. 

Kush ishin të ftuar nga rajoni? 
Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit
SH.T.Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Z.Izet Mexhiti, Zv. Kryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapesinor i Republikes sẽ Maqedonisé sẽ Veriut
Z.Nikollë Camaj, zv/Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi
Z.Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës
Z.Ibrahim Gashi, Doktor i Shkencave të historisë, Universiteti i Kosovës në Prishtinë


Lajmi kryesor:

Integrimi/ Në vjeshtë konferenca Shqipëri - BE, Hasani: Jemi në rrugën e duhur, me Greqinë negociata diskrete! Pengesat politike të mos të ndërhyjnë në axhendat teknike


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?