Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

'Kosova dëshiron të shkaktojë tension', Vuçiç flet për një pakt mes Prishtinës dhe Zagrebit

29 Dhjetor 2021, 22:14| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 22:21

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se ekziston një pakt i dukshëm mes Prishtinës e Zagrebit.

Vuçiç po ashtu është shprehur se do të adresojë pyetje te komuniteti ndërkombëtar, në radhë të parë te BE-ja e SHBA-ja, dhe të gjithë shtetet që mbështesin pavarësinë e Kosovës, në lidhje me atë se nuk po lejohet të mbahet referendumi i Serbisë edhe në Kosovë.

'Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë. Nuk është ndonjë befasi. Ka njerëz që mendojnë se vetëm një Serbi inekzistente është Serbi e mirë. Nuk ekziston për ta një Serbi që është mjaftueshëm e vogël. Dhe ata mendojnë se të gjithë paraardhësit e mi kanë qenë më të mirë. Sigurisht sepse Serbia atëherë ishte e vogël dhe e dobët, e më nuk është e tillë. Kur u shpall pavarësia e të ashtuquajturës Kosovë, njëri iku në Rumani dhe tjetri i dha fund mitingut', ka thënë Vuçiç.

Sa i përket pyetjes nëse pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, Vuçiç nuk ka dashur të komentojë.

'Çfarë do të bëjnë, a do t’i çojnë tanket, përkatësisht, mjetet e blinduara, pasi tanke nuk kanë, në qendrat e votimit. Nuk e kuptoj pse duan të shkaktojnë tensione. Është puna jonë të jemi me popullin tonë, të ruajmë paqen dhe të respektojmë Kushtetutën tonë. Për mua është shumë e rëndë që nuk po lejojnë Veljko Odaloviqin apo Petar Petkoviqin të hyjnë në Kosovë e Metohi, pasi po sillen si dikush që dëshiron të shkaktojë incidente. Ata thanë se nuk do të lejojnë të mbahet referendum në komunitetet serbe në Kosovë e Metohi', ka thënë Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në konferencë për media tha se nuk do të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në territor të Kosovës./ Koha.net

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?