Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e jashtme në Kosovë Haradinaj-Stublla: Serbia i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës, shkel marrëveshjen e Uashingtonit

12 Janar 2021, 17:45| Përditesimi: 12 Janar 2021, 18:34

  • Share

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram është shprehur se Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Uashingtonit të cilën e ka nënshkruar në SHBA më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo deklarata vjen pasi Serbia, pavarësisht marrëveshjeve që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Washington në praninë e presidentit në shkuarje Donald Trump dhe të deleguarit të tij Richard Grenell, vazhdon lobimin kundër Kosovës

 “Me kërkesën e saj të fundit ndaj Katarit për të mos lobuar për Kosovën, Serbia ka shkelur përsëri Marrëveshjen e Uashingtonit dhe ka konfirmuar se është një fqinj dhe një partner i pabesueshëm ndërkombëtar”, shkruan ajo

Katari e ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të vitit 2011. Në ditët e fundit, ky vend është shndërruar në një temë përplasjesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, pasi më 8 janar, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, tha se i ka kërkuar ambasadorit të Katarit në Serbi, Mubarak bin Fahad Al-Thani, që ky vend “të përmbahet nga lobimi aktiv ndërkombëtar në favor të Prishtinës”, për t’i dhënë mundësi dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

Për këtë ka reaguar edhe ministrja në detyrë i punëve të jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, e cila tha se kërkesa e bërë nga Selakovic shkel pikën 15 të marrëveshjes së Uashingtonit.

Marrëveshja prej 16 pikash, përfshinë edhe obligimin e Kosovës të mos bëjë kërkesë për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare për një periudhë kohore 1 vjeçare.

Kjo mendohej se do të ishte shtysa për rënien dakord të marrëveshjes së Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve mes 2 shteteve, por ajo ende nuk ka ardhur pavarësisht nxitjeve nga ndërkombëtarët.

 

FM @MelizaHaradinaj strongly condems the resumption of the campaign against #Kosovo by #Serbia.

With its latest request to Qatar not to lobby for Kosovo, Serbia has again violated the Washington Agreement and confirmed that it is an unreliable neighbour & international partner. pic.twitter.com/o8OZVMxOVh

— MFA Kosovo

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 12/01/2021 18:53

    Wauu i paska besuar serbis kjo qura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?