Politikanët veteranë të Ballkanit dinë më mirë se të jenë entuziastë rreth ujdive të bëra nën trysni në dhoma të pasme diplomatike. Por, ngarjet e 18 marsit i dhanë Visar Ymerit, një ish-lider i partisë udhëheqëse në Kosovë, arsye për të qenë optimist.
“Kemi ujdi”, tha shefi i politikës së jashtme të BE’së kur shpaloi maratonën e samitit në Ohër, Maqedoni të Veriut. “Kosova dhe Serbia janë pajtuar për...normalizim të marrëdhënieve”.
Ymeri ishte i gëzuar për së tepërmi, siç rikujton ai në një shtëpi të re tregtare në Prishtinë. Në një marrëveshje të tillë ka dekada që punohet, dhe mund të bëhet që atdheun e tij përfundimisht Serbia t’ia njohë si shtet sovran – një qëllim me të cilin liderët shqiptarë etnik të Kosovës e shpallën republikë para mëse tri dekadave, duke shkëndijuar konflikte dhe tensione.
Kjo njohje do të hapte vërshueshëm portat e investimeve, aq shumë të nevojshme në një nga cepet më të varfra të Evropës. Por edhe më me rëndësi, do të shtronte rrugën për Kosovën, Sebinë, dhe tërë Ballkanin Perëndimor për t’iu bashkuar aleancës euro-atlantike si BE’ja dhe NATO, duke stabilizuar tërë këtë rajon të paqëndrueshëm në një moment kyç.
Pushtimi rus i Ukrainës rrezoi një dritë të re mbi Ballkanin Perëndimor, ku Serbia dominon. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisës, aleates tradicionale sllave të saj, dhe një pakicë serbe e zëshme haptazi ka bashkëndjerë me luftën e Moskës. ShBA ka frikë se ndikimi i Serbisë në rajon mund të shkaktojë që çfarëdo destabilizimi të metastazojë.
Kështu që diplomatët perëndimorë kanë bërë përpjekje për të ngrerë Serbinë larg tërheqjes gravitacionale të Vladimir Putinit, duke premtuar para dhe anëtarësim të përshpejtuar në BE në këmbim të përfilljes, dhe duke kërcënuar me izolim dhe tërheqje të investimeve në rastin e kundërt.
Franca, dikur e përmbajtur rreth zgjerimit të BE’së me Ballkanin Perëndimor, ndërroi marshin dhe iu bashkua Gjermanisë për një tandem të fuqishëm diplomatik që do të shtynte procesin krahas BE’së dhe ShBA’së.
Serbia nisi të lëvizë, duke shtrirë lidhjet me burime energjetike jo-ruse që potencialisht mund të deprivojë Moskën nga kanali kryesor i saj i ndikimit. Çështja e rëndësishme e Kosovës, sidoqoftë, mbetet. Rusia e ka fituar Serbinë pjesërisht duke mbështetur Beogradin në forume ndërkombëtare si OKB. Nëse perëndimi mund të ndihmojë në çmontimin e këtyre tensioneve, do t’ia hiqte Moskës këtë levë.
Kancerlari gjerman Olaf Scholz u tha që të dyve, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që “është koha kur ju duhet të tregoni lidership”, na tha një diplomat gjerman.
Samiti i Ohrit sugjeroi që ky moment kishte ardhur – së paku, për Ymerin. “Isha një prej entuziastëve të pakët në Prishtinë”, thotë ai. “Të gjithë ishin tejet cinikë rreth marrëveshjes, por unë me të vërtetë kisha shpresë se interesimi nga BE dhe ShBA i ishte kthyer përnjëmend rajonit për shkak të çështjeve të sigurisë, dhe ne do të shihnim (një) përmirësim”.
Megjithatë, brenda një muaji, Ymeri iu bashkua cinikëve. Një palë zgjedhje kyçe në veriun me shumicë serbe të Kosovës, të para si testi i parë i kësaj marrëveshje, shkuan mbrapsht. Në vend se të bëjë paqe me ish-provincën e saj, Serbia do t’i mbante hallkat mbi politikën e Kosovës për sa kohë të mundte, është i bindur ai. Njësoj shqetësuese, Kosova s’ishte e gatshme për kompromis.
“Pas Ohrit gjithçka ra në heshtje”, thotë ai, duke ngrerë fort mbi një cigare elektronike. “Ma dha mua përshtypjen që ideja ishte për një marrëveshja në letër, e jo për ta zbatuar. Që do të thotë kurrgjë”.
Hera tjetër kur u takuan Vuçiq me Kurtin, në një samit në Bruksel më 2 maj, ujdia dukej e tëra pos e vdekur. Kurti i Kosovës e shqeu propozim dhe dha një vizion alternativ për reprezentim etnik të serbëve të definuar si jo-territorial, dhe nën mbikëqyrjen e rreptë financiare të Prishtinës. Vuçiq tha se kështu nuk mund të vazhdonte.
Një ditë pas bisedimeve, kryenegociatori amerikan në rajon, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Gabriel Escobar, bën tirrje për durim në një përgjigje për Financial Times.
“Është bërë veçse një muaj dhe tash jemi duke biseduar për zbatimin”, thotë ai. “Kemi pasur një nivel të vogël progresi...BE duhet të vazhdojë...të sjellë palët bashkë dhe të shohin për gjetjen e zgjidhjeve të kompromisit”.
Escobar ngul këmbë që marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe thotë se ShBA bashkë me BE’në, janë plotësisht të përkushtuara për të ngulitur një kompromis.
Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, u tha gazetarëve se Brukseli do të vazhdojë të punojë drejt një marrëveshjeje, duke shtuar se Kurti "ka shkelur germën dhe frymën e marrëveshjes së dialogut".
Kjo ishte befasi e vogël për Jovana Radosavljevic, drejtoreshë ekzekutive në Iniciativa e Re Shoqërore, një grup për të drejta në veri të Kosovës. Përkeqësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës ka histori të gjatë që shpërfillë kapërcimet e lehta, pavarësisht sasisë së trysnisë nga perëndimi.
“Ndërkombëtarët kafshuan më shumë ç’mund të përtypin”, thotë ajo. “Marrëdhëniet janë aq të ndërlikuara sa që s’mund të bëni një prerje të pastër”.
Vuçiq kishte parashikuar se kështu mund të ishin gjërat. Duke folur në janar gjatë periudhës më intenzive të bisedimeve, ai tha i Financial Times se palët ishin aq larg njëra tjetrës rreth Kosovës sa që një kompromis i pajtueshëm për të dyja palët ishte i pamundshëm. “Të dyja palët do të jetë barabartë të të kënaqur nëse jemi barabartë të pakënaqur”.
Marrëveshja që nuk ishte
Kosova kurrë nuk kishte shtet sovran para se të deklaronte pavarësinë. Ish-provinca është djepi i kulturës serbe, e rëndësishme për sentimente kombëtare dhe fetare për serbët.
Etnikisht gjithmonë ka qenë e përzjerë, me shqiptarë si grupi më i madh në atë zonë për mëse një shekull. Kosova luftoi një luftë për pavarësi në 1999 kundër asaj që ishte një Jugosllavi e zbehur dhe eventualisht u shkëput nga Serbia më 2008.
Pas një dekade rënie, serbët sot përbëjnë rreth 5 për qind të popullatës në Kosovës, rreth gjysma e tyre duke zënë katër distrikte në pjesën veriore të Kosovës ku janë shumicë e madhe. Shumica prej tyre konsiderojnë veten qytetarë serb dhe shumë rezistojnë përpjekjet e Kosvës për të lëshuar karta identiteti ose targa; përpjekjet për të shtrirë ato çuan në rezistencë të fortë, disa herë edhe të dhunshme, vitin e kaluar.
Zgjidhja e propozuar në Ohër ishte kjo për këtë. Kosova do të lejonte formimin e një Asociacioni të Komunave të banuara me shumicë serbe, e cila do të kishte disa pushtete të caktuara ekzekutive lokale dhe do të lejohej të mirëmbante lidhjet e saj me Beogradin. Beogradi, në ndërkohë, nuk do të kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ishte propozim i vështirë. Prishtina druan se Asociacioni mund të bëhet një platformë e pakontrollueshme, një shtet brenda shtetit që avancon interesat e Beogradit. Dhe Serbisë iu kërkua, esencialisht, që të shtronte rrugën për njohjen e Kosovës si shtet ovran – sakrifica përfundimtare politike për Beogradin.
Që nga gushti në janar, “ne kemi bërë përpjekje të barabarta mbi të dyja palët, prej masës në masë, pikë më pikë”, thotë një zyrtar evropian. “Secila palë ka marrë pak dhe ka dhënë pak. Provonim të kënaqnim secilën palë”.
“Në një pikë, (Presidenti i Francës) Macron i dërgoi një mesazh të fortë Kurtit: duhet ta bëni prioritet këtë nëse dëshiron që gjërat të shkojnë para”, shton zyrtari. “Gjithashtu i ka thënë se Kosova nuk mund të ndërrojë kështu pozicionet”.
Në fund, marrëveshja e Ohrit përmbante të dy elementet, secila pak e zbutur. Kosova ishte e gatshme ta nënshkruajë, por Serbia jo, me Vuçiqin duke cituar vija të kuqe si njohja e Kosovës ose anëtarësimi i Kosovës në OKB.
“Unë nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe për mua Kosova nuk është”, tha Vuçiq në një fjalim televiziv, duke shtuar se ai dëshiron të mos ketë marrëveshje ligjore me “një të ashtuquajtur Republikë të Kosovës”.
E nënshkruar ose jo, marrëveshja kishte mbështetjen e mundshme të të dyja palëve dhe duhet të jetë baza për negociatat e ardhshme, këmbëngulën BE dhe SHBA. Megjithatë, brenda javësh, marrëveshja e Ohrit filloi të shpërbëhej.
Testi i parë erdhi më 23 prill, kur katër distriktet me shumicë serbe të Kosovës mbajtën zgjedhje për të rikrijuar pjesën më të madhe të sektorit publik; mijëra u larguan vitin e kaluar në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Prishtinës.
Situata ishte e dëshpëruar: kryebashkiakët, këshillat e qytetit dhe rreth 5,000 vende pune publike - polici, gjyqtarë, kujdesi shëndetësor, punonjës të shkollave dhe sanitare - ishin të lira në një zonë prej vetëm 40,000 banorësh.
Por serbët vendas kërkuan rritjen e autonomisë komunale të përcaktuar nga marrëveshja e Ohrit si parakusht për pjesëmarrjen në votim. Kurti u kundërpërgjigj duke këmbëngulur për njohjen e Kosovës dhe duke thënë se marrëveshja e Ohrit “duhet të zbatohet tani – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa.”
Serbët njoftuan se do të bojkotojnë zgjedhjet.
“Puna për një marrëveshje që e çon Serbinë drejt pranimit de facto të Kosovës si shtet, nuk sjell përfitime për asnjë lider serb,” thotë Milos Damnjanoviç, një analist në konsulencën BIRN në Beograd. “Vuçiç ka pak arsye racionale për të punuar me të vërtetë drejt një marrëveshjeje të tillë”.
Atmosfera ishte e tensionuar në ditën e zgjedhjeve. Në zonën e votimit 2806B, një ekuipazh i forcave speciale mbërriti pak pasi stacioni u hap në orën 7:30 të mëngjesit, duke mbajtur pushkë automatike me tytë të gjatë. Serbët vendas i urrejnë ata, duke i parë si një mjet shtypjeje nga Prishtina. "Kjo do të jetë një ditë e gjatë," tha monitoruesja e zgjedhjeve, një grua rreth të tridhjetave nga qyteti i afërt i Leposaviqit.
Por pak shtypje do të ndodhte atë ditë, e perceptuar apo ndryshe. Zyrtarët e armatosur u larguan shpejt dhe në kuti regjistroi zero vota.
Skena të ngjashme u zhvilluan nëpër rrethet veriore. Deri në fund të ditës, mezi disa dhjetëra serbë dhe disa qindra shqiptarë kishin votuar në të katër qarqet. Pa pragun e pjesëmarrjes, të gjitha qarqet zgjodhën kryetarët dhe asambletë shqiptare.
Me një bllokim të plotë, por të sigurt, pasi serbët kundërshtuan rezultatet e votimit, Komisioni Evropian lëshoi një deklaratë të shkurtër të nesërmen. Procesi zgjedhor ishte i ligjshëm, tha ai, por "nuk është dhe nuk mund të konsiderohet biznes si zakonisht".
Marrëveshja e Ohrit ishte "platforma e duhur" për të gjetur zgjidhje, shtoi komisioni. “Ka nevojë urgjente për një dialog serioz ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës në veri për këtë qëllim. Deri më tani është bërë pak progres”.
“Stabilokracia zëvendësoi demokracinë”
Serbët në Kosovë thonë se janë të gatshëm të bisedojnë – por ndihen sikur Prishtina dhe Beogradi i përjashtojnë nga diskutimet për të ardhmen e tyre.
Nenad Rashiq, një serb etnik që shërben si ministër për komunitete në qeverinë e Kurtit, thotë se ai ka kërkuar më kot për vite që të përfshihet. “Doni të integroni komunitetin serb dhe nuk na përfshini ne në procesin e negociatave? Kjo është e çuditshme”, thotë ai.
Rashiq mendon se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të fshijë mosmarrëveshjet e rajonit nën qilim. “Stabilokracia zëvendësoi demokracinë,” thotë ai. “Sidomos tani me luftën në Ukrainë, perëndimi thjesht dëshiron stabilitet dhe Vuçiç do të vazhdojë t'i qetësojë ata për vite me rradhë nëse kështu qëndron në pushtet. Ai kurrë nuk do të ndalojë së përdoruri serbët e Kosovës për politikën e tij.”
Gjeneratat e reja janë të zemëruar me fuqitë perëndimore, thotë Aleksandar Arsenijević, një politikan lokal në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës. “Ata nuk i dëgjojnë nevojat e serbëve,” thotë ai. “Nuk është koha e duhur për zgjedhje të tilla. Tani nuk ka demokraci. Sistemi është i prishur.”
Nëse duan të marrin pjesë në demokraci, qytetarët së pari kanë nevojë për stabilitet financiar, shton ai. "Nacionalizmi acarohet me stomakun bosh”.
Marko Jakshiq, i cili dikur ka punuar si avokat në gjykatën lokale, por u largua vitin e kaluar, e çon një hap më tej teksa ulet për një kafe herët në mbrëmje në barrën kryesore në Mitrovicë. “Më jep diçka për të treguar se Kosova është e ardhmja ime! Ne mund të përkulemi aq larg para se të kërcejmë, dhe ose të largohemi ose të luftojmë, në të vërtetë, me armë,” thotë ai.
Këto rryma zemërimi kundër perëndimit rrezikojnë të ushqejnë mbështetjen lokale për Rusinë, tashmë shumë të dukshme në rrugët e Mitrovicës. Muralet që zbukurojnë muret e qytetit barazojnë pretendimet serbe për Kosovën me pretendimet ruse për Krimenë dhe posterat gjigantë e quajnë Putinin një qytetar nderi të qytetit të afërt të Zveçanit.
Ky lloj imazhi përdoret shpesh për të portretizuar rajonin si në xhepin e Putinit, thotë Jakshiq, por nuk është kështu. “Unë mbështes Ukrainën. Ne e dimë se Rusia është e rrezikshme nëse është shumë afër. Ne nuk duam të jemi as një koloni ruse. Por komuniteti ndërkombëtar është nervoz për shkak të Ukrainës dhe ata po nxitojnë marrëveshjen e Kosovës. Epo, si në çdo punë, një punë e nxituar është një punë e keqe.”
Perëndimi e ka forcuar vendosmërinë e tij, sipas diplomatëve evropianë dhe amerikanë. Ata duan që të dyja palët t'i përmbahen marrëveshjes së Ohrit dhe nuk kanë frikë të ushtrojnë presion. Brukseli po kërkon të lidhë duart e Vuçiqit në veçanti duke shtuar premtimet e Ohrit në listën e gjatë të momenteve të pranimit në BE. Pa normalizimin e lidhjeve me Kosovën, Serbia ndoshta nuk do ta fitojë kurrë anëtarësimin në bllok. "Është gjithçka ose asgjë," thotë një zyrtar i përfshirë në negociata.
Për Kosovën, BE-ja është më e hapur në lidhje me levën e saj. “Ata nuk kanë mundësi të tjera përveç nesh”, thotë një zyrtar tjetër.
Në planin afatgjatë, si Beogradi ashtu edhe Prishtina mund të shohin logjikën në zbutjen e pozicioneve të tyre. Presidenti serb nuk ka zgjidhje tjetër veçse të lëvizë drejt perëndimit, thotë Damnjanoviç i BIRN. Por ai mund ta bëjë këtë vetëm ngadalë për të ruajtur bazën e tij politike.
“Ai vazhdon sharadën e tij balancuese, por prapa skenave ai ankorohet në kampin perëndimor,” thotë ai. “Rusia është larg dhe e dobët, ndërsa perëndimi është i kudondodhur dhe mund të shkaktojë dhimbje, kështu që për të shpëtuar pikë politike brenda vendit, ai nuk bën asgjë publikisht kundër Rusisë, por i qetëson kërkesat e SHBA-së me hapa të vegjël drejt perëndimit.”
Prishtina gjithashtu mund të bëjë mirë të luajë një lojë të gjatë dhe t'u japë serbëve më shumë të drejta, thotë Ymeri, ish-udhëheqësi i partisë në pushtet në Kosovë. Nëse mund të ndihmojë në kthimin e Serbisë në një vend pro-perëndimor dhe larg Rusisë, kjo do ta bëjë më të lehtë marrjen e Kosovës liritë që ajo kërkon.
“Kurti duhet të jetë më strategjik për të kuptuar përfitimet e kësaj kthese të madhe gjeopolitike,” tha ai. “Ne nuk mund ta ndihmojmë atë proces, por nuk duhet ta parandalojmë atë. . . Nëse nuk ndodh, ne kthehemi në shesh".
Financial Times, përktheu në shqip gazeta Nacionale.